Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

327 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, do te largohet edhe Skriniar? “Marotta po mendon vertete kete: kane filluar kontaktet me…”

Inter, do te largohet edhe Skriniar? “Marotta po mendon vertete kete: kane filluar kontaktet me…”
Inter Club Staff

Kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid19 nuk te lejon qe te behen blerje te medha apo investime te pamenduara mire.

Pikerisht per kete arsye, klubet po mundohen te bejne levizje duke mos shpenzuar shume dhe duke tentuar te afrojne cilesi por pa investime te medha ne merkato.

Per te ndertuar keshtu nje skuader kompetitive, por ne te njejten kohe, edhe me kosto te ulta, duhet pare mire edhe tregu.

Por duhet pranuar se sot per sot, askush nga skuadrat e Serie A nuk mund te beje asnje investim te madh, prandaj nje shitje jashte Italise per nje shifer te larte, do te ishte mese e mirepritur nga te gjithe.

Per kete arsye, sipas asaj qe tregon Tuttosport, tek shtepia Inter po mendojne realisht per nje shitje te mundshme te Milan Skriniar qe vleresohet 50 milione euro te shtepia e Interit.

Ai eshte nje nga ata ne skuadren e Contes qe ka me shume merkato. Ne rast se do te kete nje oferte kaq te majme, klubi zikalter mund ta shese vertete lojtarin.

Por kush do e zevendesonte ate? Emri i pare eshte Maksimovic, lojtari i Napolit qe eshte ne skadence kontrate e me keta te fundit.”

“Do te kishte qene nje marreveshje qe Interit do i jepte nje zevendesues te nje niveli te larte ne mbrojtje, por ne te njejten kohe, te dilte me nje levizje te vetme nje fitim prej 50 milione eurosh (gjithmone nese shitet Skriniar per kaq).”

“Kerkimi per parameter zero vazhdon fuqishem. Edhe guret e dine se Lautaro dhe Skriniar jane dy lojtaret e Interit qe kane me shume merkato nga te gjithe.”

“Nese ata te dy shiten mire, do te thote se ti mund te marresh lojtare te medhenj me parameter zero duke mos shpenzuar asgje per kartonat dhe duke duke bere plusvalenca teper te medha.”

“Prandaj, ne kete rast, opsioni zero te dergon te emri i Maksimovic. Interi ka filluar edhe kontaktet me agjentin e tij Fali Ramadani, dhe kerkesat duken te pranueshme: kater vjet kontrate per 2,5 milione euro ne sezon”.

Por pyetja kryesore eshte: a vlen Maksimovic ne fushen e lojes po aq sa Milan Skriniar?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.