Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, do te rikthehet Gabigol? Lajmin duket se e ka dhene pikerisht ai: “Nese kjo eshte…”

Inter, do te rikthehet Gabigol? Lajmin duket se e ka dhene pikerisht ai: “Nese kjo eshte…”
Ardis
  • On 25/11/2018, 19:01

18 gola te realizuara, realizoi nje gol ne ndeshjen e fundit ne shtepi, titulli i golashenuesit eshte i sigurte. Gabigol ka qene nje protagonist madheshtor me bluzen e Santos, pavaresisht sezonit modest per skuadren e tij, qe nuk eshte kualifikuar per Copa Libertadores-in e ardhshem.

Gabigol do te kthehet tek Inter-i ne janar, me shume mundesi per tu shitur diku tjeter, dhe vete braziliani eshte i bindur per nje largim nga Santos-i sesa qendrimin ne Brazil:

“Nuk e di nese kjo do te jete ndeshja ime e lamtumires. Por ishte shume emocionuese te realizoja gol ne ndeshjen e fundit ne shtepi. Kjo eshte shtepia ime”.

“Tashme, duhet vetem qe te punoj dhe te bej tifo per shoket e mi. Nese do te ishte nje ndeshje lamtumire, atehere duhet te falenderoj te gjithe tifozet dhe te them qe jam shume krenar. Por te shikojme se cfare do te ndodhe”, ka komentuar Gabigol mbas ndeshjes.

Gabigol e mbyll eksperiencen e dyte tek Santos me 27 gola te realizuara ne 53 ndeshje, dhe titullin e golashenuesit jo vetem ne kampionat por edhe ne Copa do Brasil, e mbyll me 4 gola.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.