Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2018

Scroll to top

Top

907 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter – Donsah, agjenti: “Eshte gati per nje ekip ‘BIG’, por…”

Inter – Donsah, agjenti: “Eshte gati per nje ekip ‘BIG’, por…”
Ardis
  • On 11/03/2015, 16:06

Nje nga zbulimet e sezonit 2014/2015 eshte sigurisht edhe mesfushori Godfred Donsah. Djaloshi ganez eshte vene ne dukje te Cagliari dhe eshte monitoruar me vemendje te madhe nga shume klube te ndryshme “TOP” europiane. Ditet e shkuara edhe Interi ka kerkuar informacion tek drejtuesit kuqeblu por sipas asaj qe deklaron agjenti i tij Oliver Arthur ne mikrofonat e Laroma24.it, per momentin zerat qe qarkullojne per lojtarin qe i mbulon interesat e tij jane thjesht “rumors” (thashetheme): “Nuk kam folur me asnje drejtues. Vleresimi i tij shkon rreth 10 milion €. Mendoj se Godfred eshte absolutisht gati per te luajtur ne nje skuader te madhe. Talenti i tij eshte special, pavaresisht moshes se re. Serie A ose Premier League ne te ardhmen? Lojtari tashme kerkon qe te rritet ne aspektin futbollistik ne Itali dhe mbase, ne te ardhmen, mund te luaje ne nje ekip te madh ne Premier League”.

FcIN – DONSAH, INTERI ESHTE MBRAPA TIJ DHE TE INTERESUARA JANE EDHE TRE SKUADRA TE MEDHA TE PREMIER LEAGUE DUKE MANIFESTUAR INTERESIN E TYRE.

Ne fazen e dyte Cagliari, pavaresisht rezultateve negative (qe kane sjelle Zeman serish ne pankinen e Cagliarit) ka pasur mundesine per te futur ne loje disa nga “xhevahiret” e tij, midis tyre Godfrey Donsah. Mbi ganezin po spekulohet shpesh persa i perket merkatos se Interit.

Sipas FcInterNews.it drejtuesit e Interit akoma nuk kane bere hapin e pare per lojtarin e promovuar nga Zola. Per ta komplikuar nje tratative te mundshme eshte edhe interesimi i forte i Premier League: ne fakt Liverpool, Arsenal dhe Manchester City kane treguar zyrtarisht interesimin e tyre te madh ndaj lojatrit te Cagliarit, per momentin, drejtuesit e komanduar nga president Giulini nuk jane dakord me largimin e tij sepse jane te perqendruar per te qendruar ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.