Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dorezohet totalisht per nje lojtar ne merkato? Gazzetta zbulon: “Ja cfare po ndodh. Interi nuk ka…”

Inter dorezohet totalisht per nje lojtar ne merkato? Gazzetta zbulon: “Ja cfare po ndodh. Interi nuk ka…”
Inter Club Staff

Nder shume emrat e perfolur per merkaton e ardhshme te Interit ne prag te sezonit te ri ka qene edhe ai i Denis Zakaria.

Mesfushori i Kombetares se Zvicres eshte ne skadence kontrate me skuadren e Borussia Monchengladbach dhe nuk do te qendroje.

Ai ka vendosur te largohet dhe eshte bere keshtu nje nga emrat me te pelqyer ne merkaton e parametrave zero.

Lojtari i lindur ne vitin 1996 ka ndezur pelqimin e shume klubeve europiane dhe nder to ka qene edhe Interi me Beppe Marotten ne krye.

Getty Images

Por sipas La Gazzetta dello Sport, pikerisht sepse pas tij jane shume skuadra, kjo gje e perjashton Interin nga gara per te.

“Ka shume skuadra qe pelqejne Zakaria, nje nga lojtaret me te kerkuar ne merkaton e parametrave zero ne Europe.”

“Por pse eshte Inter jashte gare? E thjeshte: ne kete moment shume skuadra jane pas tij. Marotta preferon qe parametrat zero ti siguroje perpara se te filloje gara.”

“Ai nuk futet kurre ne gara te tilla per te ofruar rroga te larta dhe ne fund fiton ai qe ben oferten me te larte. Marotta futet i vendosur dhe del po i tille nga nje tratative. Ne kete moment, dicka e tille nuk ka ndodhur me Zakaria dhe gjithcka na ben te mendojme se Inter eshte jashte gares per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.