Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, drejtuesi i rendesishem ne Serie A zbulon: “Po, eshte e vertete: Marotta me ka kerkuar dy lojtare: ja emrat.”

Inter, drejtuesi i rendesishem ne Serie A zbulon: “Po, eshte e vertete: Marotta me ka kerkuar dy lojtare: ja emrat.”
Inter Club Staff

Inter e ka provuar ne menyre serioze te marre ne Milano lojtari ne talentuar te Sassuolos, Giacomo Raspadori por edhe Gianluca Scamacca.

Kete gje e ka pranuar publikisht as me shume e as me pak, por Giovanni Carnevali, administratori i deleguar i Sassuolos.

Keto kane qene fjalet e tij vetem pak ore larg Sassuolo-Inter, ku ai ka zbuluar gjithcka per mediat e shkruara ne itali:

Carnevali, si e pret kete Sassuolo-Inter?

“Me shume gezim sepse do te kemi perballe skuadren qe ka Skudeton ne gjoks. Do te jete nje ndeshje e madhe me shume gezim ne shkallet e stadiumit.”

“Shpresoj qe tifozet te rikthehen ne 100% sepse spektakli i futbollit jane tifozet. Me stadiume bosh gjithcka e humbet kuptimin.

Kunder Interit do te jete e veshtire per ju.

“Do te perballemi me kampionet e Italise qe ne Serie A ende nuk kane humbur asnje ndeshje. Interi mbetet Inter gjithmone.”

Nuk ju ben me pak frike Interi pa Lukaku dhe Hakimi?

“Absolutisht jo. Perkundrazi, kemi pare te gjithe cfare jane ne gjendje te bejne Marotta dhe Ausilio edhe pa shume fonde ne qarkullim. Jane nje vlere e shtuar. Nje drejtues i mire shihet ne situata te tilla, jo kur cdo gje shkon mire.”

Inter mbetet per Skudeto?

“Eshte nje nga kandidatet me serioze. Me duket sikur ky kampionat eshte shume i ekuilibruar, por per mua do te luftojne deri ne fund.”

Miku yt Marotta ka dashur te marre Raspadorin nga Sassuolo?

Carnevali: “L’Inter mi ha chiesto sia Raspadori che Scamacca. Con Marotta…”

“Beppe eshte nje njeri qe shikon larg… Me ka kerkuar edhe Raspadorin por edhe Scamaccen, por nuk ja doli dot (qesh).”

“Ne duam te besojme te te rinjte dhe prandaj shitem Caputon: tani Giacomo dhe Gianluca do te kene me shume mundesi te tregojne vlerat e tyre.”

“Klubi jone nuk ka nevoje te shese me patjeter sepse kostot nuk i ka te larta. Ne i duam me te miren lojtareve tane.”

Nga miqesia qe ke me Marotten, a mund te thuhet se Interi ka nje korsi preferenciale per Raspadorin veren e ardhshme?

 Getty Images

“Kush e mendon kete gabohet rende. Ne jemi dy profesioniste qe i duam shume klubet tona. Ja pse ndermjet nesh shume tratativa ne te kaluaren kane qene teper te komplikuara.”

“Disa i kemi mbyllur dhe disa jo. Eshte nje mik, por edhe nje person inteligjent qe i njeh ligjet e futbollit.”

Sipas teje Raspadori do te perfundoje ne Itali apo jashte?

“Duke thene se nuk duam ta humbasim, mendoj se Italia nuk duhet ta lere nje lojtar te tille te shpetoje. Nje si Raspadori po ndiqet gjithesesi edhe jashte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.