Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, drejtuesit jane zhgenjyer shume nga lajmi i djeshem: po mendojne per nje strategji te re!

Inter, drejtuesit jane zhgenjyer shume nga lajmi i djeshem: po mendojne per nje strategji te re!
Inter Club Staff

Lajmi i djeshem ishte i papritur dhe askush nuk ishte ne dijeni te asaj qe do te ndodhte vetem pak ore me pare.

Gazetat ne mengjes u hapen me lajmin se Giroud deshiron Interin dhe Interi deshiron Giroud. Ai ishte ne skadence kontrate dhe cdo gje dukej mire.

Mire deri ne momentin qe Chelsea vendosi te aktivizoje klauzolen automatike ne kontraten e tij per ta zgjatur ate nga 30 qershori 2020 ne 30 qershor 2021 duke e nxjere keshtu jashte lojtarin nga tregu i parametrave zero.

Keshtu, Oliver Giroud nuk do te veshe fanellen e Inerit sezonin qe vjen. 

Edhe pse Interi ishte shume e interesuar per te dhe Antonio Conte e shikonte si perfekte per skemat e tij, ne kete moment nuk ka me asnje marzh levizje per Interin dhe nese do deshiroje lojtarin duhet te paguaje aq sa kerkon Chelsea.

Gazzetta dello Sport shpjegon: “Eshte nje martese qe nuk do te behet. Ishte si ato rastet kur fillojne pergatitjet, por nje situate qe nuk ka lidhje aspak me ata qe do te martohet nderhyn dhe prish gjithcka.”

“Por edhe nje prift i mire nuk ka cfare i ben as Giroud dhe as Interit ne kete rast sepse gjithcka eshte vendosur nga Chelsea dhe ne mes jane probleme te karakterit ekonimik.”

Gazzetta keshtu flet me figura letrare per te shpjeguar situaten dhe vazhdon edhe me tej: “Chelsea me ate veprim qe beri dje e nxori lojtarin totalisht nga merkato e parametrave 0. Per te tani edhe pse eshte 33 vjecar, Chelsea kerkon 10 milione euro.”

“Me keto shifra eshte e lehte te mendohet se Interi nuk do te beje asnje tentative per te. Ajo e djeshmja ishte nje levizje qe i jep fund cdo hipoteze per Giroud ne Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.