Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,217 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Dumfries zbulon: “Tek Inter po ndodh nje situate e bezdisshme. Jam habitur njehere ne Appiano…”

Inter, Dumfries zbulon: “Tek Inter po ndodh nje situate e bezdisshme. Jam habitur njehere ne Appiano…”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste te shkurter per De Telegraaf, Denzel Dumfries ka folur edhe per momentin e veshtire qe po kalon Inter.

Ai nuk e ka fshehur aspak zhgenjimin per nisjen qe ka pasur Inter: “Situata eshte e bezdishme, nuk me pelqen menyra soi e kemi nisur”.

“Duhet dhe duam qe te ndryshojme gjerat sa me pare te jete e mundur. Prandaj, ne kete aspekt, shpresoj qe ky pushim te jape nje shtyse me shume”.

“Por per arsyen me lart, ky pushim per mua ka qene nje bezdi me vete edhe pse mund te na ndihmoje te rekuperojme energji dhe te bejme reset idete tona”.

Nderkohe, nga Denzel vine fjale goxha te bukura per skuadren e Interit: “Kemi shume djem ekspert ne grup. Djem qe bejne gjithcka per te arritur maksimumin ne karrieren et yre”.

“Kerkoj te mesoj nga ata cdo dite. Por syte e mi jane te hapur ne cdo moment, edhe kur zbres ne fushe por edhe kur jam pushim. Mundohem te mesoj tere kohes”.

“Dicka me ka bere shume pershtypje. Ka qene nje dite e lire, ku nuk ishte e detyrueshme te shkoje ne stervitje. Une kisha nje demtim te vogel dhe vajta ne qendren sportive per te bere nje program te vogel rekuperimi”.

“Dhe aty gjeta 13 lojtare qe po sterviteshin per qefin e tyre, me deshire, edhe pse ishte nje dite pushimi. Nese nuk do te kisha shkuar ate dite ne Appiano, nuk do e kisha zbuluar kurre kush ishin ata 13 sepse kurre nuk e thone per te shitur mend, por e bejne vetem qe te jene ne forme. Jane shoke skuadre qe po sakrifikonin diten e pushimit per te qene me shume ne forme. E nga aty kam mesuar se duhet te punosh gjithmone me trupin. Nga ai moment mbase e kam kuptuar me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.