Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,021 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, DY LOJTARE PREZENT NE TOP 11 NGA OPTA: “E merituar totalisht: te dy ata pjese e mesfushes zikalter.”

INTER, DY LOJTARE PREZENT NE TOP 11 NGA OPTA: “E merituar totalisht: te dy ata pjese e mesfushes zikalter.”
Inter Club Staff

Per Interin ka qene nje sezon shume i mire ne nivel numrash dhe trofesh, edhe pse ne fund Scudetto nuk qendroi dot ne shtepine zikalter.

Nderkohe, diten e djeshme, website shume i njohur per statistikat, OPTA, ka zbuluar edhe TOP 11 te Serie A.

Sipas tyre, ne kete formacion TOP 11 te Serie A 2021-2022, vendin e kane pasur te siguruar vetem dy lojtare te Interit.

Asnje portier, asnje mbrojtes dhe asnje sulmues nga Interi keshtu, por vetem dy mesfushore te skuadres zikalter.

“Ata jane Hakan Calhanoglu dhe Marcelo Brozovic qe ne kete sezon kane pasur vertete numra te cmendur.”

Pse Brozovic?

“Ne kete kampionat ka luajtur 35 ndeshje, ka shenuar 2 gola dhe ka dhene nje assist por ka qene nje nder me te miret ne absolut.”

“Ai eshte lojtari qe ka perqindjen me te mire te pasimeve me 92,5% mes lojtareve qe kane me shume se 25 prezenca ne kampionat.”

“Nderkohe, ai eshte edhe mesfushori qe ka dhene me shume pasime te gjata te sakta me plot 202 te tille.”

Pse Hakan Calhanoglu?

“Ne kete Serie A, ai ka shenuar 7 gola dhe ka dhene 12 assiste ne 34 ndeshje. Turku eshte lojtari qe ka dhene me shume assiste nga goditjet e lira dhe mesfushori me me shume raste te krijuara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.