
Inter, dyshim te madh ne mbrojtje: Miranda me ke? Ne mesfushe jashte nje prej Banega, Brozo apo Kondo…
Pas nje stervitjeje te shkurter ne palester dje, sot Pioli rikthehet te flase me skuadren ne prag te ndeshjes delikate me Fiorentinen te henen ne darke.
Shpresa eshte qe te rekuperohet edhe Palacio. La Gazzetta dello Sport shpjegon: “Eshte per tu kuptuar se kush do te jete ai qe do te shoqeroje Miranden ne qender te mbrojtjes pas humbjes se Medel tashme. Murillo i koheve te fundit duket nje kopje e shemtuar e kolumbianit te sezonit te vjetshem dhe Pioli prandaj kishte cuar Medel mbrapa. Ndaj Fiorentines mund ti takoje Ranocchias edhe pse Fiorentina ka shume sulmues te shpejte. Me Joao Mario te paprekshem, ne mesin e fushes do te kete vend vetem per dy ndermjet Banega, Brozovic dhe Kondogbia, nderkohe perpara pritet rikthimi i Perisic ne vend te Eder, qe kunder Hapoel kishte bindur. E veshtire qe Candreva te lihet ne stol, sepse eshte lojtari me i levizshem i sulmit zikalter dhe dy sulmuesit e tjere preferojne krahun e majte.