Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e dini qe 2021 mund te behet viti i thyerjes se nje rekordi te pabesueshem? “Nese Interi shenon edhe…”

Inter, e dini qe 2021 mund te behet viti i thyerjes se nje rekordi te pabesueshem? “Nese Interi shenon edhe…”
Inter Club Staff

Inter po ndjek kuoten 100. Nje makine e pandalshme qe eshte vetem nje hap larg tre shifrave ne kete vit kalendarik.

Me kater golat e shenuar ndaj Cagliarit, Interi ne fakt ka arritur ne 98 gola te shenuar ne 2021 e pabesueshem per ngjyrat zikalter.

Tuttosport ka dashur te ndalet sot pikerisht te ky fakt, sepse me sa duket, thyerja e nje rekordi te paimagjinueshem per Interin eshte shume afer.

Ndaj Salernitanes mund te jete nje mundesi shume e mire: “Objektivi eshte kuota 100. Te pakten. Interi i Simone Inzaghit eshte ne forme shume te mire dhe ne fundin e javes qe kaloi mori vendin e pare.”

“Interi ka shenuar pa pushim per 17 ndeshje me radhe numrin e frikshem te 43 golave me 15 shenues te ndryshem.”

“Por ne 2021, ne vitin e saj super, Inter mund te thyeje nje rekord qe askush nuk do e kishte imagjinuar. Eshte pikerisht viti qe nisi me Conten dhe po mbaron me Inzaghin.”

“Inter nese kap kuoten 100 do te vendoste nje rekord historik: kurre ne historine e saj nuk ka shenuar kaq shume gola gjate nje viti.”

“Eshte nje tregues force por edhe nje tregues frike per kundershtaret qe perballe Interit e kane pasur pothuajse gjithmone te veshtire te dalin me porten e paprekur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.