Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 25, 2021

Scroll to top

Top

603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e komplikuar blerja e Cancelo. Zikalterit po punojne per te zevendesuar me mbrojtesin e Atl. Madrid!

Inter, e komplikuar blerja e Cancelo. Zikalterit po punojne per te zevendesuar me mbrojtesin e Atl. Madrid!
Inter Club Staff

Mbrojtesi i krahut te Atletico Madrid eshte vene ne shenjester te zikalterve ne rast se do te deshtohej te blihej Joao Cancelo.

Kete gje e siguron gazeta e perditshme Tuttosport.

Joao Cancelo mbetet natyrisht objektivi kryesor per Interin ne ate zone te fushes, sepse mbi te gjitha ne sezonin e tij te pare tek Interi (ne huazim nga Valencia) mbrojtesi i krahut portugez ka treguar se mund te jete nje resurs teper i rendesishem per Interin e se ardhmes.

Blerja e fiksuar me Valencian (35 milione euro) eshte teper e rende per buxhetin zikalter me klubin qe duhet te perballet edhe me Fair Play Financiar.

Por prapa lojtarit duket se eshte edhe Manchester United i Jose Mourinhos.

Keshtu, sipas asaj qe shkruan Tuttosport, alternativa e Cancelos quhet Sime Vrsaljko dhe luan tek Atletico Madrid.

Nder te tjera, ai ka edhe te njejtin agjent si Bryan Cristante.

Image result for vrsaljko atletico

“Me agjentin Riso eshte hapur edhe diskutimi per Vrsaljko, lojtar qe mund te zevendesoje Cancelon ne rast se nuk do te konkretizohet blerja e Cancelos me Valencian.”

“Nje operacion teper i veshtire nga ana financiare per shkak te Fair Play Financiar sepse blerja e Cancelo vlen bukurine e 35 milione eurove ne bilanc.”

“Te mos harrojme qe agjenti i tij, Jorge Mendes, po ben tifozllik per trasnferimin e lojtarit tek Manchester United.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.