Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,085 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e pabesueshme: “Ja sa eshte koeficenti i Interit per fitimin e kampionatit. Nderkohe Juve dhe Milan…”

Inter, e pabesueshme: “Ja sa eshte koeficenti i Interit per fitimin e kampionatit. Nderkohe Juve dhe Milan…”
Inter Club Staff

Interi ka fituar nje ndeshje mjaft te veshtire ndaj Genoas diten e djeshme ne San Siro me rezultatin e paster 3-0.

Kjo fitore ka ardhur menjehere pas asaj ndaj Milanit ne derbi, edhe kjo e fituar dhe e dominuar nga zikalterit po me rezultatin e njejte.

Gjithesesi, duket se ne tre javet e fundit ka ndodhur praktikisht gjithcka, sepse nga -1 pike prapa Milanit, tashme zikalterit gjenden +4 ne vend te pare.

Por jo vetem +4 nga Milani, por zikalterit tashme gjenden edhe +10 pike nga klubi i Juventusit, qe eshte shpallur kampione edhe vitin e shkuar.

Nderkohe, me sa duket, diten e sotme jane publikuar edhe koeficentet e rinj te fitimit te kampionatit nga skuadrat e Serie A.

Duket e pabesueshme, por Interi tashme eshte skuadra me e favorizuar per te fituar Serie A sipas kompanive te basteve.

Skuadra e Contes, kuotohet nga Kompania e Basteve me koeficentin 1,20 per fitimin e titullit: dicka qe nuk ndodhte qe nga koha e Jose Mourinhos.

Nderkohe, skuadra me afert me Interin, eshte ajo e Juventusit, qe kuotohet me koeficentin 7,35 (e dyta).

Pastaj, eshte radha e Milanit me 8,25, Atalanta me 26, Napoli me 55, Roma me 55 dhe ne fund Lazio me nje koeficent 80.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.