Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

926 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, e pabesueshme: “Lukaku shkon edhe me tej: i ka premtuar klubit se nese rikthehet do heqe dore nga…”

Inter, e pabesueshme: “Lukaku shkon edhe me tej: i ka premtuar klubit se nese rikthehet do heqe dore nga…”
Inter Club Staff

Idea e Romelu Lukaku eshte e qarte dhe per kete folem edhe sot ne mengjes: rikthimi te Chelsea ka qene nje gabim i tmerrshem dhe ai enderron te rikthehet tek Interi.

Por ne kete moment mbetet per tu kuptuar pozicioni i Interit qe duket me shume i vendosur per objektiva te tjere dhe jo per belgun.

Por cfare po ndodh? Ne veren e kaluar, nje shitje e belgut nuk ishte parashikuar aspak nga Interi por deshira dhe vullneti i tij per tu larguar e ka bere te mundur kete gje.

“Nese Big Rom do te kishte qendruar ne Milano, sot do te kishte nje page prej 8,5 milione eurosh dhe do te ishte siper parametrave te reja te Interit.”

“Nderkohe, te Chelsea ai merr te pakten 12,5 milione euro ne vit dhe kjo eshte nje nga ato gjera qe e veshtireson kalimin e tij ne Milano.”

“Pastaj, Marina Granovskaia eshte nje nga njerezit me te veshtire ne merkaton europiane kur vjen puna te shitjet.”

“E veshtire te mendosh qe Chelsea do te fale Lukakun ne fund te sezonit tek Interi pasi pagoi me shume se 100 milione euro ne vere.”

“E perkthyer: nje huazim duket si rruga me e pershkueshme, por shume e veshtire ne kete moment. Nderkohe Lukaku ka shkuar edhe me tej.”

“Ai vetem e vetem qe te rikthehet i ka premtuar Interit edhe nej pergjysmim te pages. Ai do te ishte dakord qe te merrte nje rroge sa ajo e Lautaros vetem qe te rikthehet. Pra, pak a shume sa gjysma e pages aktuale.”

“Vullneti dhe deshira e Lukakut eshte dhe eshte e madhe. Tani mbetet per te pare deshira e Interit dhe nder te tjera, edhe vullneti i Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.