Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER: E tashmja, e ardhmja dhe pafundesia!

INTER: E tashmja, e ardhmja dhe pafundesia!
Inter Club Staff

Eshte nje periudhe kalimtare. Dje ishte ndeshja e fundit si pronar i Interit e Massimo Morattit. Stadiumi i dhuroi vetem duartrokijte dhe Curva Nord shpalosi nje banderole gjigande qe tregonte tetembedhjete vitet e presidences se tij. Nje vitrine ditesh te trishtuara dhe te bukura te gershetuara sebashku ne dashurine per ngjyrat zikalter. Ne SkySport24 titullohej keshtu sot materiali per zikalterit: “Inter, e tashmja, e ardhmja dhe pafundesia”.

E TASHMJA – Tani koha ne te cilen Moratti hap rrugen, tani eshte koha ne te cilen skuadra eshte – edhe pse nuk shkelqeu ne fushe – ne vendin e katert dhe pas ndeshjes Napoli-Juve do te jete akoma me afer vendit te trete e keshtu i bie te jete shume me afer Championsit me pike.

E NESERMJA – Gjate javes do te vije ne Itali Erick Thohir, manjati Indonezian qe ka blere klubin dhe qe mbeshtetesit Interist po e presin me kuriozitet te madh. Pak me vone do te jete koha per programe dhe projekete: Do te flitet per merkato, per te rinjte, per obiektiva, dhe per gjithe gjerat qe do te ndodhin.

PAFUNDESIA – Dhe me pas, pafundesia, por jo pafundesia e fundit. Ajo e Kapiten Zanettit dje ne darke, qe pas gjashte muajsh jashte fushave per shkak te demtimit ne thembren e akilit, u kthye te luante ne minutat e fundit te ndeshjes ndaj Livornos beri me te vertet et tronditej San Siro si rralle me pare: Per te nje pritje fantastike qe shprehte gjithe gezimin zikalter dhe vlersimin qe publiku zikalter ka per lojtarin qe erdhi si nje i panjohur ne Milano dhe eshte bere pike referimi per shoket e skuadres dhe per tifozet. U demtua ne vitin me te veshtire te Interit qe mund ti kete ndodhur qe kur eshte veshur zikalter. Dhe kur u kthye, ajo’oooo qe e ndoqi deri ne mesin e fushes kishte dhe nje moment lehtesie, dhe po mendonim me vete se periudhat e veshtira kalojne, kurse dashuria per Interin, ajo qe grumbullon te kaluaren, te tashmen, dhe te ardhmen, duron, reziston, qendron. Edhe ajo eshte e pafundeme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.