Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, edhe Conte flet per shitjen e Interit nga Suning: “Doni te verteten? Ja cfare i kam thene djemve: duhet vetem…”

Inter, edhe Conte flet per shitjen e Interit nga Suning: “Doni te verteten? Ja cfare i kam thene djemve: duhet vetem…”
Inter Club Staff

Te shumta kane qene lajmet per shitjen e aksioneve te Interit nga ana e Suning ne ditet e fundit e normalisht qe kjo eshte nje nga temat me te perfolura ne kete moment.

Por duket se per kete nuk ka folur sot vetem Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, por edhe vete tekniku Antonio Conte.

Nderkohe, kjo ka qene pyetja e gazetarit ne stadiumin e Firenzes dhe kjo ka qene pergjigja e tij pas ndeshjes se sotme:

Zerat per shitjen e klubit nga Suning nuk ndikojne tek Interi ne fushe? 

“Doni te verteten? Une kam folur me lojtaret, ka nje kompaktesi teper te madhe me ta. Ka nje bashkim, dhe une i kam thene atyre ne vecanti dicka.”

“I kam thene qe duhet te mendojme ne menyre ekskluzive per te dhene me te miren tone, per te bere krenar tifozet tane.”

“Eshte e paevitueshme qe nuk mund te themi se gjera te tilla nuk na interesojne, por eshte nje situate qe nuk duhet te na influencoje.”

“Jemi profesioniste neve dhe e dime shume mire qe mund te kete edhe situata te tilla te vecanta, por qe skane te bejne me fushen.”

“Duke dhene me te miren tone, mund te bejme krenare tifozet dhe te futemi ne historine e ketij klubi njehere e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.