Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, efekti Conte si PAC MAN: ja se si tekniku zikalter ka gllaberuar plot 57 pike!

Inter, efekti Conte si PAC MAN: ja se si tekniku zikalter ka gllaberuar plot 57 pike!
Inter Club Staff

Rritja e Interit shihet edhe certifikohet edhe nepermjet numrave.

Vitin e kaluar, zikalter luajten futjen apo jo ne Champions League ne ndeshjen e fundit ndaj Empolit dhe deri ne minutat e fundit, ishin ne rrezik nese do te merrnin pjese apo jo.

Kete vit, futja apo jo ne kompeticionin europian eshte blinduar prej kohesh, por jo vetem kaq me sa duket.

Interi ka rekuperuar ndaj cdo skuadre qe e ka pasur rivale direkte pike, me perjashtim te nje skuadre te vetme: Lazios.

“Interi me te gjitha skuadrat e tjera ne Serie A me te cilat ka rivalitet (gjashte), dhe qe luftojne edhe per kampionat apo Champions, ka arritur te rekuperoje pike.”

“Keshtu: jane rekuperuar pike ndaj Juventus, Atalanta, Napoli, Roma, dhe Milan me perjashtim te Lazios.”

“Kjo fotografi qe po flasim eshte shkrepur 180 minuta perpara se ky kampionat te perfundoje, por substanca e asaj qe po shkruajme, nuk pritet te ndryshoje.”

“Conte ka qene nen efektin e PAC MAN ne kete kampionat dhe Interi ka rekuperuar terren ndaj te gjithave, nese hapim numrat. Perjashtim ben vetem Lazio.”

“Por ajo ka qene protagoniste gjithashtu e nje kampionati te madh ne kete sezon”, shpjegon La Gazzetta dello Sport qe me pas ndalet tek numrat.

“Jemi ne kete moment: Lazio ka 9 pike me shume nga sa kishte vjet ne krahasim me Interin. Por eshte e vetmja e dhene “negative” ne kete klasifikim per Conten.”

“Interi i sotshem i ka ngrene me shume pike Juventusit te vendit te pare (plot 14 pike), Napolit (i ka ngrene plot 27 pike), Milanit (rivale per Champions vitin e kaluar deri ne minutat e fundit per nje vend te katert, nderkohe kete sezon ka +15 pike me shume) dhe Romes (+9 pike me shume), ndersa Atalanta eshte poshte me nje pike.”

“Totali eshte plot +57 pike nga sezoni i kaluar. Natyrisht qe eshte nje loje numerike, por duhet nenvizuar se sa peshojne ato shtate pike me shume qe ka Interi sot ne krahasim me nje sezon me pare ne javen e 36.”

“E duke projektuar edhe sezonin e ardhshem, aspekti i numrave behet shume i rendesishem dhe interesant nese flitet per diferencen me Juventusin.”

“Eshte nje diference qe nuk anullohet me nje sezon te vetem, dashuron te perserise Conte.”

“E eshte e vertete. Nuk e ka anulluar dot. Saltro e Interit nuk ka mjaftuar per te fituar kampionatin, por te pakten ka nisur baza per sezonin e ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.