Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

963 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, efekti i pare Champions: ja sa % jane rritur abonimet! E frikshme sepse…

Inter, efekti i pare Champions: ja sa % jane rritur abonimet! E frikshme sepse…
Inter Club Staff

Tifozet e Interit, ne sezonin e sapo mbyllur, nuk e kane lene kurre pas dore mbeshtetjen e tyre per skuadren e Spallettit dhe kane qene gjithmone prezent ne cdo takim ne San Siro. 

Keshtu, pasi eshte perfituar nje vend ne Champions Leaguen e ardhshme, abonimet sezonale te Interit qe ne kete moment jane rritur ne menyre te frikshme ne krahasim me sezonin e kaluar.

Teserat e nenshkruara nga tifozeria zikalter per sezonin 2018-2019 ne kete pike, eshte 30% me e larte se nje vit me pare ne kete periudhe.

Por te frikshme akoma me shume kete situate e ben fakti jemi vetem tek faza e pare e abonimeve.

Kjo gje te ben te kuptosh se sa shume entuziazem mbizoteron tek tifozet zikalter pas tre blerjeve te para: De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez por jo vetem, sepse ky eshte edhe efekti i Champions League.

Por mos harroni, jemi thjesht ne fazen e pare qe perfundon ne 12 qershor.

Tifozet qe do te abonohen do te kene mundesine e para-blerjs se biletave te Champions, duke i blere ato perpara se te dalin ne treg por e bukura e kesaj eshte se Interi pritet te luaje ndeshje te medha me skuadrat me te veshtira te europes duke qene se do te jete ne vazon e katert ne grupe.

Ja cfare shkruan La Gazzetta dello Sport per kete ceshtje:

“Pergjigjja e tifozeve ne kete faze te pare te abonimeve eshte ne nje linje me ate qe eshte treguar gjate gjithe sezonit te kaluar.”

“Interi ka qene skuadra me mesataren me te larte te spektatoreve ne stadium, me te larten ne te gjithe Serie A ku kapi numrin e frikshem e 57 mije tifozeve per ndeshje, duke derguar ne San Siro me shume se 1 milione spektatore ne total ne 19 ndeshjet e luajtura ne Meazza nga zikalterit.”

“Klubi ka treguar edhe njehere nje ndjenje afrimiteti ndaj tifozeve te saj duke prezantuar disa gjera te reja dhe te vecanta te fushates se re.”

“Nga ky vit ka nje te re te madhe: duke blere nje abonim me cmim te reduktuar ne fazen e pare, mund te nderrohet vendi ne stadium ne dy data te dedikuara: 13 dhe 14 qershor e cila quhet “faza e nderrimit”, ku mund te modifikohet ulesja ne stadium me nje ulese tjeter te lire, gjithmone ne te njejtin sektor ku Interi eshte e vetmja ne Itali qe e ofron.”

Rikthimi ne Champions League dhe pasioni i tifozeve te Interit do te bejne te mundur qe Interi me shume mundesi te kaloje shifren e 35 mije abonimeve deri ne fund te fushates.

Nje shifer (qe gjithesesi nuk do te zyrtarizohet asnjehere nga Interi sepse kjo eshte nje politike e klubit) qe tregon dashurin e madhe qe tifozeria e Interit ka per skaudren e zemres.

Nuk mund te besh asgje: Interi ze nje vend special ne zemren e tyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.