Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

787 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Eintracht, Spalletti: “Brozovic? Ja pse e grumbullova. Por kam nje mesazh per te gjithe!”

Inter-Eintracht, Spalletti: “Brozovic? Ja pse e grumbullova. Por kam nje mesazh per te gjithe!”
Inter Club Staff

Kjo eshte nje nga javet me te rendesishme per Interin dhe per Spallettin.

Ndermjet shume mungesash, polemikash, konfliktesh dhe shpresash, Luciano Spalletti do te luajne per kualifikimin ne fazen tjeter te Europa League dhe menjehere pas saj, tre dite me pas, do te jene perseri ne Meazza ne derbin ndaj Milanit.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Spallettit sot ne konferencen zyrtare per shtyp:

Ndonje mendim per mungesat?

“Nje tranjer kerkon gjithmone zgjidhjen, nuk ankohet. Nese ankohet, nuk kualifikohet. Ne jemi 11 lojtare per neser. A jemi 11? Keshtu qe ne rregull jemi. 11 lojtare duhen per te fituar. Keita eshte ne rregull, Brozovic do te grumbullohet gjithcashtu.”

“Shpresoj qe gjeja qe do te kene kuptuar ne kete moment lojtaret e mi te jete fakti se do e kene kuptuar se sa faze e rendesishme e rrugetimit tone kete sezon eshte kjo jave. Duhet te mendojme per kete ndeshje njehere. Gjithandej shkruhet se ai qe mungon eshte me i miri, por ata qe jane mjaftojne per te fituar. Ata qe do te futen ne fushe do te dijne te motivohen nga kauza e perbashket.”

“Kam nje mesazh per te gjithe: kush nuk arrin te kuptoje momentin ku ndodhet, kush nuk di te motivohet ne nje moment si ky atehere do te mbetet gjithmone nje medioker. Jane momente keto ku duhet dhene dicka me shume ne fushe. Nese dikush luan tek Interi, kapacitetet jane.”

Tranjeri kundershtar nuk eshte i grumbulluar neser per shkak te skualifikimit…

“Me vjen keq qe nuk do te jete neser. Kjo sepse me duket nje person i mbare dhe do te kisha kenaqesi ta kisha afer. Ne tranjereve na mbetet gjithmone dicka nga ndeshjet qe perjetojme. Per mua keshtu ka qene gjithmone e besoj se edhe per ate. Me vjen keq.”

Pikat e referimit?

“Fakti se sulmi i tyre nuk ka pika referimi mund te krijoje jo pak probleme. Nese do pyesni Skriniar (qe eshte ngjitur) se ke do te preferonte te markonte, Ibrahimovic apo Messi, mbase do te pesonte me sume gola, por do te pergjigjej gjithmone Ibrahimovc sepse ai eshte nje lojtar qe do e kishte gjithmone perballe, po Messin ku do e gjente? Prandaj, kjo gje eshte dicka qe skuadres mund ti jape fantazi. Por un nuk shoh lojtare te papermbajtshem per ne ne sulmin e tyre. Sulmi jone? Ne rregull jemi. Kemi Politanon qe ka luajtur shpesh here si sulmues qendre tek Sassuolo vitin e kaluar dhe di te levize koken gjithandej. Pres dicka me shume nga secili neser. Duhet dhene nje paraqitje shume e  mire.”

Cfare mund te thoni per Perisic?

“Gjithmone ka qene dhe eshte shume i rendesishem per ne sepse ka vrap dhe mund te mbylle aksionin me nje krosim shume te mire. Ka pasur nje shqetesim muskular, por mendoj se eshte mire tani. Eshte ndeshje e vertete kjo ku normalisht ka edhe komplikacionet e veta. Shpresoj qe ai do te luaje i qete nga demtimi sepse eshte shume i rendesishem per skuadren. Ka shume kualitete, eshte shume teknik, rezistent, i zoti ne driblim dhe ne rikthim ne gjysmefushen e tij. Ai te jep mundesine qe luash me kompakte si skuader.”

Cfare mund te thoni per shpirtin e skuadres ne kete moment?

“Diferenca ndermjet individeve eshte tek fakti se sa zgjat motivimi per te qene ne maje. Sa me shume te mbahet perqendrimi ne maksimum, aq me shume mund te shkojme. Duhet kuptuar momenti dhe duhet dhene gjithcka ne fushe. Gjate lojes duhet te shprehim te gjithe grinten dhe deshiren tone per te fituar me Interin. Eshte e veshtire por nga ketu dallohet shpirti i skuadres.”

Si eshte gjendja e Marcelo Brozovic?

“Brozovic eshte i grumbulluar por ndeshjen e neserme por do e nise nga pankina.”

Sa shume lojtare te rinj te grumbulluar. Po Borja Valero, mund te jape nje ndihme neser?

“Borja Valero neser e sigurt qe luan nga minuta e pare. Per sa i perket te rinjve, cdo rrugetim nis pikerisht keshtu. Nese ke talent mjaftueshem per te luajtur me te rinjte e nje skuadre si Interi, pritet gjithmone momenti i duhur per te ndertuar karrieren. Sipas meje do te jete gjithmone momenti per te gjithe per te treguar aftesite e veta. Ne kemi marre me vete ata qe jane stervitur me ne dhe qe ja njohim kualitetet. Kemi degjuar edhe keshillat e tranjerit te Primaveres Madonna qe i njeh me mire se sa ne ata.”

Keita apo Politano?

“Kete do e mbajme sekret deri diten e neserme sepse duhet marre parasysh cdo situtate, edhe nje situate shtese madje. Por ndryshon pak, sepse te gjithe duan te luajne ndeshjen e neserme. Zevendesimet ne nje ndeshje si ajo neser duhet te behen ne kohen e duhur sepse emocionet do te jene ne maksimum.”

Dicka per te shtuar ne fund?

“Dua ti them publikisht Joao Marios se i jemi afer atij dhe familjes per ate moment teper te veshtire qe po kalon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.