Inter, emer i ri per sulmin: eshte arritur marreveshja me agjentet e lojtarit te Napolit?
Nuk eshte vetem Oliver Giroud ne listen e profileve me parameter zero, por me sa duket Interi po ndjek me kujdes edhe nje emer tjeter ne Serie A.
Behet fjale per Dries Mertens, lojtarin e Napolit qe eshte ne listen e zikalterve ashtu si tregon sot Tuttosport.
Belgu, i cili kerkohet edhe nga Chelsea dhe Monaco, duket se eshte nje nga emrat e preferuar te Contes per sulmin.
Klubi zikalter po e ndjek me kujdes prej muajsh situaten e tij tek Napoli me lojtarin qe eshte ne skadence por qe Napoli nuk ka arritur ende ta binde per kontraten e re.
“Drejtuesi i Interit Marotta por edhe Ausilio kane kohe tashme qe jane shume te kujdesshem per parametrat zero ne Itali dhe Europe.”
“Marotta i ka bere te shumta keto goditje tek Juventusi dhe te njejten gje po tenton edhe tek Interi.”
“Aq e vertete eshte kjo gje sa zikalterit kane levizur jo pak gjerat per Giroud dhe Vertonghen.”
Gjithmone sipas tyre, “oferta e Interit per Mertens eshte 5 milione euro ne sezon per nje kontrate dy vjecare dhe me opsion per nje te trete.”
“Nderkohe, Napoli nga ana e saj ofron 4 milione euro dhe nje kontrate dy vjecare.”
“Por kemi nje suprize, nje sponsor per nje histori dashurie te re per Mertens tek Interi: ai eshte shoku i kombetares Romelu Lukaku. Ai po shtyn qe ai te vije ne Milano.”
“Sipas informacioneve qe vijne nga Napoli, Interi ka arritur nje marreveshje me agjentet e lojtarit ne parim por ajo qe mban pezull kete transferim per momentin eshte vetem vendimi i lojtarit: ai eshte ne medyshje sepse eshte mjaft i lidhur me ambjentin tek Napoli.”