Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, emer i ri nga Sampdoria. Tek dorianet do te shkoje Pinamonti dhe Nagatomo?

Inter, emer i ri nga Sampdoria. Tek dorianet do te shkoje Pinamonti dhe Nagatomo?
Inter Club Staff

Mesfushori i Sampdorias mund te jete xholi i Spallettit tek skuadra e tij sezonin e ardhshem.

Interi po mendon per fushen dhe per ndeshjen e ardhshme te dielen ndaj Sampdorias, por me klubin dorian mund te kete marreveshje te tejra pas atyre te veres.

Ausilio, pasi ka pare ne Olimpico sfiden Roma-Shakthar, ka qendruar ne Rome dhe ka takuar avokatin e Sampit, Romei.

Nuk eshte folur per merkato, por Inter dhe Sampdoria kane mardhenie shume te mira dhe nuk perjashtohen operacione te tjera ne merkaton e ardhshme.

Kete vit, i pari qe dukej se do te transferohej per shkak te aleances me Sampdorian, ishte Lucas Torreira, metronomi qe Spallettit i kujton David Pizarron, por mbi te eshte Napoli qe ka bere nje sulm te rendesishem ne muajt e fundit duke gjendur nje marreveshje maksimale me Ferreron dhe lojtarin.

Per kete motiv, Ausilio i ka hedhur syte tek Dennis Praet, tjeter nxenes i Marco Giampaolo qe Interit i pelqen shume per punen qe ben ne fushe: belgu ndihet nje trekuartist (ashtu luante tek Anderlecht dhe aty luante perpara se te blihej Ramirez) por Giampaolo e ka kthyer ne nje mesfushor qendre.

“Praet mund te behet nje lojtar i nje niveli absolut sepse nuk ka shume lojtare ne rolin e tij qe te garantojne 7-8 gola ne sezon” – tha tranjeri i tij pak kohe me pare.

Blerja e tij do te ishte shume e mire edhe per Spallettin qe do e donte nje trekuartist per 4-2-3-1 dhe nje mesfushor qendre per te kaluar ne 4-3-3. Lojtari i ben te dyja rolet shume mire.

Nder te tjera, duke pare se skuadra zikalter nuk mund te shpenzoje shume – Sampdorias do i pelqente qe ne shkembim per belgun te merte Pinamontin dhe Nagatomon (qe do kthehet nga Galatasary por tek Interi do te jete Asamoah e nuk do te kete hapsira) por edhe ndonje lojtar tjeter te Primaveres se Stefano Vecchi ku ka shume lojtare me prespektive te madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.