Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 19, 2021

Scroll to top

Top

2,836 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, emri per mesfushen eshte Luiz Gustavo: Pioli ka dhene ‘ok’. Por ka edhe nje ‘Mister X’…

Inter, emri per mesfushen eshte Luiz Gustavo: Pioli ka dhene ‘ok’. Por ka edhe nje ‘Mister X’…
Inter Club Staff

Interi po ndjek dy elemente te rendesishem nga afer per te perforcuar mesfushen ne Janar.

Nje emer eshte ende top-secret, ndersa emri tjeter eshte Luiz Gustao. “Nje emisar ka studiuar terrenin me Wolfsburg i derguar nga Ausilio, por pergjigjet e para nuk kane qene shprese-dhenese: klubi gjerman e ka nisur teper keq sezonin dhe lojtarin e konsideron si teper te rendesishem – zbulon Corriere dello Sport –.

Gjithcka e mbyllur? Absolutisht jo, sepse Pioli, ka vene si objektiv te pare sjelljen ne mesfushe te nje regjizori qe mund te zhvendose lojen dhe te kete kembe te rafinuara si Biglia (e pamundur per ta sjelle tek Interi kete dimer), duke pare qe Medel do te spostohet ne mbrojtje dhe Interit i duhet nje mesfushor qe ti jape gjeometri skuadres ne fushe por qe te kete edhe fizik. Pikerisht si braziliani. Propozimi zikalter eshte huazim me detyrim blerje. Alternativat? Eshte i famshmi ‘Mister X’ qe Ausilio po e ndjek me fshehtesi te madhe e me pas jane dy alternativa qe nuk intrigojne shume si puna e Lassana Diarra dhe Obi Mikel qe mund te konsiderohen ‘low cost’ e mund te vijne edhe falas fare. Te dy i jane ofruar Interit. E veshtire nje trative me Fiorentinen per Badelj apo me Genoan per Rincon: te dy kane cmim teper te larte te vendosur nga skuadrat respektive. Nderkohe PSG i ka thene jo shitjes te Krychowiak e Fellaini mund te jete nje ide, por me pare Mourinho duhet te jape ok per shitjen e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.