Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

964 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, endrra e madhe quhet SMS: ja plani qe ka pergatitur Marotta per te arritur tek ai

Inter, endrra e madhe quhet SMS: ja plani qe ka pergatitur Marotta per te arritur tek ai
Inter Club Staff

Perpara perfundimit te merkatos ne Serie A qe mbyllet ne daten 2 shtator, Interi do te kerkoje me siguri edhe nje mesfushor tjeter qe luan ne qendren e djathte te mesfushes. 

Per momentin, sipas asaj qe tregon Tuttosport, endrra e madhe e Interit eshte lojtari i talentuar i Lazios qe ka shkelqyer vitet e fundit.

Behet fjale per Sergej Milinkovic-Savic. Serbi eshte nje enderr e vjeter e Beppe Marottes dhe nese do te jene kushtet e duhura, Interi me ne krye administratorin e deleguar te saj do e tentoje goditjen e madhe.

Sot per sot, orientimi i klubit zikalter eshte qe te prese ditet e fundit per te pare se cilet lojtare qe do te jene ne merkato do mund te ndihmojne kauzen e Contes.

Kjo sepse Suning deshiron ti perdore parate e shitjes se Icardit per te mbyllur blerjet e tjera (nje lojtar krahu dhe nje sulmues) dhe nuk deshiron qe te shpenzoje duke u nxituar.

Por kjo edhe pse tek Interi ne mesfushe duhet te largohet Joao Mario qe te beje vend per nje blerje ne mesfushen zikalter, sepse per momentin nuk ka vend.

Portugezi ka sezone te tera qe eshte me valixhe ne dore, por asnjehere nuk arrin te largohet. Deri me tani interes ka treguar Galtasaray dhe Sevilla, por pa nje oferte konkrete.

Por menjehere sapo Joao Mario te largohet dhe mbase Icardi te shitet, Interi do te kete parate e nevojshme per Milinkovic-Savic e zikalterit mund te fusin ne kete operacion edhe lojtare te dale nga akademia si Dimarco.

Lotito kerkon shume per serbin, por nuk eshte ne pozicionin e vjetshem kur kerkonte shumen e frikshme prej 150 milione eurosh. Cilesite e Beppe Marottes njihen ne merkato dhe nuk eshte as cudi qe mesfushori te jete siguruar qe tani por po pritet thjesht fundi i merkatos per ta zyrtarizuar. Por siguria qe Interi do te bleje nje mesfushor, eshte teper e larte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.