Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

954 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, erdhi Vidal por i paprekshmi i mesfushes eshte nje tjeter: “Per Conten nuk ka asnje dyshim: vetem ai eshte 100% titullar.”

Inter, erdhi Vidal por i paprekshmi i mesfushes eshte nje tjeter: “Per Conten nuk ka asnje dyshim: vetem ai eshte 100% titullar.”
Inter Club Staff

Nder lojtaret e kthyer ne thelbesore per kete Inter eshte me siguri emri i Nicolo Barella.

Lojtari ka ardhur vitin e kaluar nga Cagliari dhe mesfushori ka ditur si te integrohet ne menyren me te mire te mundshme ne realitetin e tij te ri ne Milano.

Ai eshte kthyer ne nje njeri shume te rendesishem per zikalterit dhe nuk e ka humbur me kete status gjate gjithe sezoni.

“Ka qene nje rrugetim teper i mahnitshem. Nga nje shprese e bukur ne nje lider prezent i te tashmes dhe te ardhmes.”

“Ne kombetare patjeter, por edhe tek Interi. Mbi te gjitha me Interin, ku ne vetem pak muaj i ka mahnitur te gjithe.”

“Nicolo Barella tashme eshte nje yll i shndritshem i futbollit italian dhe eshte kthyer ne nje element thelbesor per skemen taktike te Contes.”

“Kualitet dhe nxehtesi si dhe nje fuqi qe nuk mbaron kurre. Pa u ndalur ne asnje moment. Ai ka qene lojtari qe me shume eshte pelqyer ne mesfushe viti ne shkuar.”

“Barella keshtu eshte i nje niveli tjeter ne kete moment, por natyrisht qe i eshte dashur njehere te kaloje perpara ne nje skuader si Cagliari ku eshte rritur jo pak.”

“Ai me Interin ka arritur te beje gjithcka: madje edhe te shenoje golin e tij te pare ne Champions League dhe ne Europa League.”

“Ato kane qene thjesht dy hapa te rendesishem drejt rritjes se tij. Barella me Conten eshte kthyer ne mesfushorin total.”

“Jo vetem ai qe ndjek topat dhe katalizator i skuadres, por edhe nje regjist kur duhet dhe nje sulmues i mbrojtjeve te mbyllura”, lexohet te La Gazzetta dello Sport.

“Faza finale e Europa League ka treguar edhe njehere se ai ka kaluar nga nje protagonist ne nje te paprekshem.”

“Barella eshte pika e palevizshme e Interit te Contes. Eshte bere i tille edhe per kombetaren e Mancinit.”

“Ai ka nje impakt te jashtezakonshem dhe eshte pare edhe ne Nations League ku shenoi nje gol me koke duke mundur e as me pak e as me shume, por nje mbret te lojes ne ajer: Van Dijk.”

“Prandaj, leadership i tij eshte ne kete moment ne nivele maksimale, por edhe ne skuadren zikalter ai eshte nje figure qe rrespektohesh shume.”

“Edhe vete Lukaku e ka thene disa here se sa i rendesishem Nicolo eshte per Interin.”

“Ja pse nuk ka goditje ne merkato qe te ule kete njeri ne stol: me Interin, tani dhe ne te ardhmen, ai eshte nje titullar i padiskutueshem. Eshte nje timonier i mesfushes”, e mbyll keshtu shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.