Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, eshte dita e Vrsaljko: vizitat mjeksore kane perfunduar, tani vjen firma!

Inter, eshte dita e Vrsaljko: vizitat mjeksore kane perfunduar, tani vjen firma!
Bujar Berishaj

Per kalimin e kroatit Sime Vrsaljko te Inter tashme mungon vetem zyrtarizimi.

Lojtari tashme ka kryer vizitat e tij mjeksore me zikalterit rreth ores dymbedhjete e gjysme duke bere hapin e pare drejt zyrtarizimit si lojtar i Interit.

Zyrtarizimi i Vrsaljko duhet te arrij sot gjate dites me mbrojtesin qe erdhi ne Malpensa te Milanos rreth ores njembedhjete. Lojtari pastaj do te kryej edhe procedurat e fundit mjeksore ne Coni dhe pastaj do te firmos kontraten e re me Interin.

Vrsaljko pritet te paraqitet ne zyrat e klubit gjate pasdites per te hedhur te zezen mbi te bardhe duke u bere edhe zyrtarisht nje lojtar zikalter.

Megjithate, tashme ish-lojtari i Atletico Madrid, nuk pritet te shkoj sot ne Appiano Gentile per t’iu bashkuar trajnerit Luciano Spalletti dhe skuadres.

Kjo sepse lojtari vjen nga finalja e Boterorit dhe i ka edhe disa dite te lira por pritet qe te qendroj ne Milano edhe nje nate tjeter.

Keto jane te rejat e fundit qe arrijne nga redaksia e Sky Sport sa i perket Sime Vrsaljko qe sot do te zyrtarizohet si blerje e re ne merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.