Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter: është Gabriel Jesus dhurata e parë e Suning? Ausilio dhe Zanetti…

Inter: është Gabriel Jesus dhurata e parë e Suning? Ausilio dhe Zanetti…
Rinor Sopaj

Një ditë thelbësore për historinë e Interit. Sot Suning do ta marr edhe zyrtarisht shumicën e shoqërisë zikaltër dhe dëshiron të vijë me një dhuratë: Gabriel Jesus

Përpjekja tashmë ka filluar dhe nëntëmbëdhjetëvjecari brazilian i Palmeiras mund të jetë goditja e madhe me prespektivë e aksionarëve të rinj që duan të prezentohen me një biletë të cmendur. Për Gabriel Jesus ka kërkuar informacione edhe Juve, por presioni më i fortë është ai i Barcelonas e cila ka bërë një ofertë prej 25 milionë dollarësh (19 plus 6 bonuse) në mënyrë që ta kalojë Realin. Por, tani ka hyrë në skenë Suning. Vështirësitë mbeten pasi pronësia e kartonit është e ndarë në shumë pjesë (55% i takon agjentëve, 15% djaloshit dhe vetëm 30% Palmeiras), por Gabriel Jesus vlen dhe ka qenë pjesë e bisedës ndërmjet Ausilios, Zanettit dhe Gardinit, kur të tre dje kanë përshëndetur Thohirin dhe Zhangun gjatë ndeshjes Itali-Spanjë.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.