Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, eshte gati shitja e radhes: Ja kush lojtar nga Primavera do te perfundoje tek Empoli!

Inter, eshte gati shitja e radhes: Ja kush lojtar nga Primavera do te perfundoje tek Empoli!
Inter Club Staff

Interi e kaloi me sukses provimin e UEFA-s per sa i perket Fair Play Financiar. 

Zikalterit duhet te arrinin 45 milione euro plusvalenca deri me 30 qershor dhe Primavera zikalter rezultoi ne nje miniere te vertete floriri per te fituar para per te kaluar kete pengese.

Keshtu, Ausilio ja arriti qellimit pa shitur asnje emer te madh nga skuadra, por duket se shitjet ne shtepine Interi nuk kane perfunduar aspak.

Behet fjale perseri per nje lojtar te Primaveres zikalter dhe qe sezonin e fundit ai e ka shpenzuar duke u grumbulluar me skuadren e pare.

Po flasim per Andrea Pinamontin, sulmuesin e vogel zikalter qe eshte nje nga lojtaret me te vleresuar te te rinjve zikalter, aq shume sa ne te gjitha listat europiane per talentet e rinj emri i tij figuron gjithmone.

Sipas asaj qe shkruan Gazzetta dello Sport, pas ngjitjes ne Serie A nga ana e Empolit, ata po kerkojne lojtaret e duhur per kampionatin e 2018-2019 e njeri prej tyre mund te jete pikerisht Andrea Pinamonti.

Per kete arsye, drejtuesit toskan kane filluar negociatat me Interin per te arritur tek Pinamonti (ne kete moment po diskutohet edhe me Romen per Gerson).

Shanset qe ai te luaje per te fituar eksperience tek Empoli jane goxha te larta, por Interi kerkon me pare nga ekipi toskan siguri per minutazhin e lojtarit.

Nese ky transferim do te behet, me shume mundesi do te kete ne kontrate edhe shifren e riblerjes, gjithmone nese shitet tek Empoli sepse mund te jete edhe nje huazim i thjeshte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.