Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter eshte penduar keqazi per nje shitje qe ka bere veren e shkuar: koha po tregon se…”

“Inter eshte penduar keqazi per nje shitje qe ka bere veren e shkuar: koha po tregon se…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi eshte penduar keqazi per nje shitje qe ka bere ne merkaton e veres, edhe pse behet fjale per nje shitje me titull te perkohshem.

Behet fjale per Federico Dimarcon, i cili po shkelqen me te vertete me fanellen e Verones ne cdo ndeshje qe po luan.

Diten e djeshme, pas dy humbjesh radhazi, Verona eshte rikthyer te suksesi duke fituar 2-1 ne shtepi ndaj Parmes.

Ne kete ndeshje, ata qe kaluan ne avantazh te paret, kane qene miqte, te cilet pas minutes se 8 me Kucka kane shenuar golin e pare te takimit.

Por vetem pas 5 minutash, ka qene pikerisht Dimarco, lojtari ne pronesi te Interi, i cili ka shenuar golin e barazimit.

Goli ne ate moment eshte cilesuar si nje autogol i Grassit, prekja e te cilit ka qene decizive, por e gjitha ishte merita e Dimarcos e mbase Federata mund te vendose qe ta akordoje kete gol pikerisht per italianin e talentuar.

Gjithesesi, edhe ne golin e dyte, lojtari ne pronesi te Interit, ka arritur te jape nje assist te bukur ne minuten e 62 per Barak.

Ai ishte goli i 2-1 qe i dha edhe Verones tre piket ne kete ndeshje duke vertetuar edhe njehere se sa i cmuar eshte kthyer Dimarco per skuadren e Juric.

“Inter eshte penduar keqazi per nje shitje qe ka bere veren e shkuar: koha po tregon se Dimarco mund te kishte bere shume mire tek Interi”, ka shkruar per te Il Giornale diten e sotme.

“Tani per tani, statistikat e tij jane me te mira se cdo lojtar i krahut te majte te Interit, si per gola, por edhe per assiste”, e mbyllin shkrimin e tyre ata.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.