Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

994 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, eshte shume afer nje blerje e papritur nga Marotta: cfare fshihet menjehere pas tij?

Inter, eshte shume afer nje blerje e papritur nga Marotta: cfare fshihet menjehere pas tij?
Inter Club Staff

Lajmin e ka dhene dje Gianluca Di Marzio ne Calciomercato – L’Originale” te Sky Sport dhe ka pasur jo pak habi.

Interi diten e djeshme ka takuar gjate dites agjentet e Alessandro Bastoni, dhe ne pamje te pare u duk se takimi ishte vetem per rinovimin e kontrates se tij.

Por nuk ka qene keshtu: domethene, edhe kjo ka qene nje nga temat e diskutimit, por nuk ka qene e vetmja.

Alessandro Bastoni do te marre ate qe i takon: nje rinovim te merituar ne fushen e lojes gjate nje sezonit te tere, por bashke me te, pritet te vije edhe nje ish-shok skuadre te Parma.

Me sa duket, agjentet e Bastonit jane te njetet me agjentet e Matteo Darmian, lojtar qe sipas burimeve afer klubit, eshte blere nga Manchester United nga Interi dhe thjesht eshte xhiruar nje sezon tek Parma.

Interi keshtu i ka kerkuar Parmes te riktheje lojtarin ne Itali me premtimin se do e bleje ne fundin e sezonit qe sapo eshte mbyllur per 2,5 milione euro.

Prandaj diten e djeshme eshte folur per Darmian, i cili duke pare emrat qe kane qarkulluar, eshte nje emer surprize per zikalterit.

Nderkohe, vete lojtarit, ndihet qe tani interist dhe mezi po pret te vije ne Milano dhe te nenshkruaje me klubin e ri.

Mbetet te kuptohet se kur do te ndodeh kjo gje, por Interi deshiron te mbaje fjalen e dhene me Parmen nje sezon me pare: mendohet se paktin Darmian vitin e kaluar ka qene edhe kushti qe Alessandro Bastoni te huazohej tek Parma dhe te luante rregullisht si titullar.

Dicka qe ka ndihmuar jo pak Interirn ne konfirmimin e Bastonit kete sezon. Prandaj, ka shume prapaskena pas blerjes se Darmian i cili do te jete keshtu lojtari i peste i krahut ne skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.