Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

397 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Esposito, probleme per rinovimin: ja cfare kerkon lojtari nga klubi zikalter!

Inter-Esposito, probleme per rinovimin: ja cfare kerkon lojtari nga klubi zikalter!
Inter Club Staff

Vazhdojne bisedimet ndermjet Interit dhe Sebastiano Esposito per argumentin kryesor qe eshte rinovimi i kontrates.

Po negociohet qe ajo te zgjatet deri ne 2025 dhe te percaktohet nje rruge vleresimi ashtu sic duhet per lojtarin.

La Gazzetta dello Sport tregon se dukej se gjithcka ishte e bere dhe Marotta me Ausilion po mendonin edhe ta huazonin lojtarin, por dicka ka ndryshuar.

“Nderkohe, takimet e fundit nuk kane sjelle firmen mbi kontrate. Diferenca nga ana ekonomike eshte e madhe.”

“Esposito ne kete sezon ka luajtur 11 ndeshje dhe ka shenuar nje gol, ka dhene nje assist dhe ka fituar edhe nje penallti ne Champions.”

“Nje curriculum qe meriton dicka me shume natyrisht. Kjo eshte pikerisht ajo qe ben Espositon te kerkoje dicka me shume.”

“Nese Agoume ka rinovuar ne shkurt deri ne 2025, sulmuesi pretendon se eshte me perpara se ai ne karriere.”

“Pastaj, ai krahasohet edhe me Pinamontin qe nenshkroi nje kontrate prej 800 mije eurosh ne sezon kur ende nuk kishte debutuar me skuadren e pare. Jo pak, apo jo? Dhe Interi i ka ofruar me pak se kaq.”

“Nga ana e saj, Interi deshiron qe te evitoje eksperienca te njejta.”

“Prandaj zikalterit ne vend te nje rroge te majme, deshirojne te fusin ne kontrate bonuse te pasura.”

“Por lojtari i konsideron keto bashke me agjentin e tij si bonuse te rrezikshme per te ardhmen e tij.”

“Esposito dhe familja e tij ndihen shume mire me ngjyrat zikalter, duke e quajtur Pinetinen shtepine e tyre.”

“Por pikerisht kjo ndalese rrezikon te prishe ate qe ishte ndertuar deri me sot.”

“Esposito ne keto vite eshte vene ne dukje edhe jashte Italise dhe ne te kaluaren ka pasur klube te rendesishme qe e kane kerkuar por ai rinovoi me Interin.”

“Nese prishet mardhenia tani, atehere klube shume te rendesishme jane gati te bejne nje oferte dhe cmimi i tij pa nje kontrate te re do te ishte mjaft i ulet ne krahasim me potencialin qe ka.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.