Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Eventi i pershendetjes finale per tifozet. Fjalet e protagonisteve

Inter, Eventi i pershendetjes finale per tifozet. Fjalet e protagonisteve
Xhorxh Gellci

Interi eshte prezent ne Piazza Carera ne Pinzolo per pershendetjen finale ndaj tifozeve. Kujtojme se Interi do te zhvilloje dy miqesore, neser dhe pasneser, dhe me pas do te niset drejt Shteteve te Bashkuara per pjesen tjeter te pregatitjes

E para qe ka dashur te flase ne eventin e organizuar nga shoqeria ka qene motra e presidentit, Bedy Moratti, e cila u drejtohet tifozeve: “Keni qene fantastike. Na keni ndihmuar te bejme nje figure shume te bukur, kam pare shume familje dhe jeni te gjithe shume te dashur. Ju falenderoj qe jeni kaq fantastike. Per trainerin e ri, te shikoje nje tifo keshtu ka qene shume bukur. Kuptohet afeksioni juaj ne drejtim te skuadres.

Me pas ka folur Esteban Cucchu Cambiasso, i cili ka falenderuar gjithe tifozet: “Tifozeve ju shkon nota 10 per pregatitjen verore. Ka qene e bukur dhe e lodhshme, ashtu sic duhet te jete. Ka qene nje surprize per ata qe nuk na njohin. Na keni dhene akoma me shume karikim pas nje viti jo te mire, shpresojme te paguajme gjithe dashurine qe na keni dhene” Me pas nje lajmerim: “Kemi shume deshire te rikthehemi ne shesh, por tek Duomo (qendra e Milanos, vendi ku behen festimet).”

Hugo Armando Campagnaro u eshte drejtuar tifozeve mes shume koreve per te: “Sinqerisht besoj se ka shkuar mire. Shume pune por jam ndjere i mbeshtetur gjate gjithe pregatitjes. Shpresoj qe eksperienca tek Interit te zgjate shume.”

Edhe Samuele Longo eshte prezent aty, dhe siguron per gjendjen e tij fizike: “Jam mire, per fat te keq kam patur kete demtim ne shpatull por tani eshte gjithcka ne rregull. Pregatitja ka shkuar mire dhe rekuperimi eshte afer. Tifozet jane forca me shume kur jemi te lodhur.

Nje tjeter lojtar i ri, Isaac Donkor eshte ne Piazza Carera, i cili e ka cilesuar kete pregatitje si “nje eksperience e paharrueshme. Shume bukur te qendrosh ketu me te gjithe ju. Ju pershendes per mbeshtetjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.