Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Fabrizio Romano zbulon te verteten: “Ja cfare po ndodh me Perisic-Chelsea. Inter me sa duket nuk…”

Inter, Fabrizio Romano zbulon te verteten: “Ja cfare po ndodh me Perisic-Chelsea. Inter me sa duket nuk…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ceshtja e dites ne Itali eshte e ardhmja e Ivan Perisic, qe eshte dhe ne skadence kontrate me Interin. 

Ne kete moment, kontaktet po vazhdojne ndermjet Interit dhe agjenteve te lojtarit, dhe per kete gje ka dashur te flase eksperti i njohur boteror i merkatos, Fabrizio Romano.

“Dua te qartesoj dicka direkt: Ljubicic nuk eshte agjenti i Perisic. Kjo eshte shume e rendesishme perpara ase te flasim.”

“Cila eshte e verteta perreth Perisic? Ivan ka dhene priroritet per Interin prej muajsh tashme. Jo tani por qe ne nentor apo dhjetor.”

“Agjentet e lojtarit jane takuar disa here me Interin, por ndermjet paleve ka pasur gjithmone vullnet per te vazhduar perpara bashke.”

“Gjithesesi, kontakti qe ka ndodhur disa dite me pare, ka te beje me diferencat qe palet kane ne kete moment.”

“Kerkesat e Perisic jane ambicioze, eshte e vertete. Por e rendesishme eshte te kuptohet oferta e Interit: ka nje diference te madhe.”

“Inter nga ajo qe kam marre vesh, ka bere nje oferte me te ulet se ajo qe shpreson Perisic te marre nga ky rinovim.”

“Prandaj edhe Perisic ka bere ate deklarate ne fund te ndeshjes me Juventusin. Eshte ftohur pak situata, kjo eshte e vertete, por kjo nuk do te thote se ka mbaruar.”

“Do te kete kontakte te reja me palet. Chelsea e do qe nga janari, por nuk ka asnje marreveshje me ta. Kjo eshte e verteta.”

“Te tjera skuadra? Nga Anglia dhe Gjermania ka interesime te medha, por ai ne Bundeslige nuk deshiron te kthehet. Inter duhet te beje nje sforco mendoj nese deshiron qe Perisic te qendorje”, ka thene per The Here We Go Podcast (ITA), Fabrizio Romano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.