Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,181 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare kerkese nga Conte: “Dua te largohem, por qe te largohem duhet te me paguani edhe…”

Inter, cfare kerkese nga Conte: “Dua te largohem, por qe te largohem duhet te me paguani edhe…”
Inter Club Staff

Nje lajm i cuditshem ka ardhur pak me pare per sa i perket largimit te mundshem te Antonio Contes nga Interi.

Lajmi i largimit te tij eshte tashme ne cdo media te mundshme me La Gazzetta dello Sport qe ka dhene lajmin e para.

Por me pas te gjitha kane pasuar: Sky Sport, Corriere dello Sport, Tuttosport, Di Marzio edhe te tjere. Por cfare po ndodh?

Per kete ka folur sot edhe Fabrizio Biasin, nje gazetar shume afer Interit dhe qe njihet per mardhenien e tij te afert me Ausilion.

Ai ka shkruar dicka pak me pare qe te jep nje shije te cuditshme te gjithe asaj qe po ndodh sepse me sa duket, Conte edhe deshiron te largohet, por deshiron edhe te paguhet.

Biasin shkruan: “Sot me shume gjasa do te mbyllet edhe historia ndermjet Interit dhe Contes dhe ky i fundit do te largohet.”

“Por Conte qe deshiron te largohet, kerkon nga Interi 9 milione euro nga 12 milione euro rroge qe ka ne vitin e tij te fundit ne kontrate.”

“Nderkohe, Interi pasi ka marre kerkesen e tij, i ka thene se mund ti jape vetem gjysmen e rroges, pra 6,5 milione euro.”

“Por qe Interi te jape keto para, pretendon nga Conte nje klauzole qe ai nuk do te stervise ne Serie A kete sezon ose mbase edhe tjetrin.”

Kjo eshte ajo qe ka shkruar Biasin pak me pare, por gjithcka duket vertete e cuditshme me Conten qe pak a shume thote “Dua te largohem, por qe te largohem duhet te me paguani edhe 75% te rroges…”.

Te presim e te shohim tani, sepse mund te kete lajme te tjera per kete ne vazhdim. Deri te shtunen vertete pritet te mbyllet cdo gje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.