Inter fillon sot sezoni ne Appiano, por menjehere nje surprize per Conten: “Ai do te kete ne dispozicion edhe…”
Ka nisur sot ne mengjes sezoni ne oren 9, ku Interi do te filloje pergatitjet per 2020-2021.
Kete gje e tregon Corriere dello Sport, e cila tregon se ne eren e pandemise, dita e pare nuk do te jete ajo klasikja e sterrvitjes por do te kete tampone per te gjithe lojtaret e ardhur nga pushimet dhe stafin.
Ne Appiano Gentile kane qene prezent Hakimi, Vagiannidis, Vecino, Nainggolan dhe Dalbert, te cileve i eshte bashkuar ne ditet e kaluara edhe De Vrij me Bastonin qe jane rikthyer te demtuar nga grumbullimet e tyre me Hollanden dhe Italine.
Por per Conten ka pasur edhe nje surprize diten e sotme ne Appiano, ku ne listen e portierave ka qene prezent edhe Radu, i cili do te jete “blerja” e Interit kete sezon ne porte.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 10 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/NSWZyJmaGk
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 6, 2020
Lojtari eshte rikthyer te zikalterit pas huazimit te Genoa dhe Parma dhe do te jete zevendesi i Samir Handanovic.
Grupi qe ka qene ne Appiano do te beje tamponat perseri dhe do te vazhdoje menjehere stervitjen ne qendren stervitore si ne ditet e kaluara.
Nderkohe, te tjeret, do te bejne tamponat dhe do te rikthehen ne shtepi per te pritur pergjigjen e rezultateve.
“Sot ne Pinetina priten dymbedhjete lojtare: Handanovic, Padelli, Stankovic, Godin, Pirola, Asamoah, Young, Candreva, Agoume, Sanchez, Martinez“.
“Shume shpejt do te rikthehen edhe ata nga kombetaret: Barella, D’Ambrosio, Gagliardini, Sensi, Esposito, Salcedo, Brozovic, Skriniar, Eriksen e Lukaku, te cilet do te bashkohen me skuadren gjate javes (me shume mundesi te merkuren).”
“Nderkohe, te gjithe po presin te marrin vesh se cfare do te ndodhe me Joao Mario dhe Perisic.”
“Kroati do te rikthehet ne Milano te merkuren, pas ndeshjes me Kroacine, e do te filloje pergatitjen ne Appiano Gentile me perjashtim te rastit nese Interi dhe skuadra gjermane gjejne nje dakordesi me pare.”