Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

569 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Fiorentina, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: ai le jashte 3 TOP PLAYER!

INTER-Fiorentina, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: ai le jashte 3 TOP PLAYER!
Inter Club Staff

Nis keshtu sot sezoni i ri 2020-2021 edhe per Interin.

Pasi ka pare ndeshjen e pare te shtyre per shkak te rrugetimit te gjate ne Europa League, zikalterit do te debutojne ne San Siro duke gjetur perballe nje Fiorentina teper ne forme te drejtuar nga Iachini.

Ky eshte nje vit ku Conte, si te gjithe tifozet, presin nje upgrade akoma me te madh nga sezoni i shkuar.

Merkato deri me tani i ka dhene teknikut pak goditje, por te menduara mire. Nderkohe, le te rikthehemi te fusha.

TE REJAT E FUNDIT NGA NGA INTERI – Dy mungesa si fillim ne shtepine Inter: jashte i skualifikuari De Vrij dhe i demtuari Vecino (qe jepet edhe si ne largim e siper).

Zgjedhja e vertete i takon mbrojtjes, ku D’Ambrosio preferohet ndaj Skriniar (gjithmone nje zgjedhje e kushtezuar edhe nga zerat e merkatos).

Nderkohe, Bastoni gjithashtu preferohet ndaj Ranocchias ne qender, edhe ky shume afer largimit nga Interi.

Ne te majten e qendres do te luaje Kolarov, blerja me e re.

Pritje shume e madhe per Hakimi, i cili do te luaje ne te djathte, ndersa Perisic duket ne avantazh ne krahun e majte ndaj Young.

Barella eshte i sigurt per nje fanelle titullari dhe bashke me ta do te luaje Gagliardini dhe Eriksen.

Ata do te preferoheshin keshtu ndaj Brozovic, Sensi, Nainggolan dhe Vidal. Perpara, nuk ka dyshime: do te luaje Lukaku dhe Lautaro.

Keshtu, ne kete ndeshje per Interin i bie te jene jashte tre BIG qe ne situata te tjera do te ishin titullare: Skriniar, Brozovic dhe Nainggolan.

TE REJAT E FUNDIT NGA FIORENTINA – Shume pak dyshime per Iachini qe vjen nga fitorja me Torinon.

Tekniku viola do duhet te konfirmoje pjesen me te madhe te lojtareve qe kane mundur granatat, me perjashtim te Amrabat, qe rikthehet nga skualifikimi.

Ish-lojtari i Verones do te luaje ne mesfsuhe duke lene ne stol njerin ndermjet Duncan dhe Bonaventura.

Dyshim per Pezzella: argjentinasi eshte grumbulluar, por nuk eshte ne momentin e tij me te mire.

Per ti bere balle cdo te papriture, Iachini ka marre me vete edhe te riun Dalle Mura. Ne sulm, Kouame eshte favorit per te luajtur me Ribery.

Per tu sinjalizuar edhe prezenca ne fushe e Borja Valero dhe Biraghi, dy ish-lojtare te fresket te Interit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Bastoni, Kolarov; Hakimi, Barella, Gagliardini, Perisic; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Ranocchia, Skriniar, Pirola, Dalbert, Young, Brozovic, Nainggolan, Vidal, Sensi, Sanchez, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: De Vrij (1).

Te padisponueshem: Vecino.

Foto

FIORENTINA (3-5-2): Dragowski; Milenkovic, Ceccherini, Caceres; Chiesa, Bonaventura, Amrabat, Castrovilli, Biraghi; Kouamé, Ribery.

Ne pankine: Terracciano, Brancolini, Pezzella, Venuti, Igor, Lirola, Duncan, Borja Valero, Saponara, Montiel, Cutrone, Vlahovic.

Tranjer: Iachini.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Pulgar.

Arbiter: Calvarese.

Asistent: Fiorito e Liberti.

Arbiter i katert: Maresca.

VAR: Giacomelli (Preti).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.