Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

1,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Cassano: “Do ju tregoj dicka: Contes nuk i plas fare per Barcelonen. Ai do vetem te fitoje me Juventusin.”

Inter, flet Cassano: “Do ju tregoj dicka: Contes nuk i plas fare per Barcelonen. Ai do vetem te fitoje me Juventusin.”
Inter Club Staff

I intervistuar ne studiot e Tiki Taka, Antonio Cassano ka folur keshtu per ndeshjen e radhes se Interit te dielen. 

Ai ka dhene mendimin e tij per Inter-Juventus, nje ndeshje ku do te luftohet per vendin e pare ne klasifikimim.

“Juventusi eshte nje nga skuadrat me te forta ne Europe, ketu nuk duhet te kemi asnje dyshim dhe askush nuk thote dot te kunderten.”

“Ata vlejne me shume si skuader dhe nese i merr lojtaret nje e nga nje, ata vlejne trefish me shume se Interi.”

“Por kete situate e barazon totalisht Antonio Conte: Interi ka shume lojtare te mire, por fenomenin e ka ne pankine.”

“Juventusi nderkohe ka nje tranjer te mire dhe shume fenomena ne fushe. Kjo eshte e verteta e ndeshjes sot.”

“Sanchez? Nese eshte mire do te luaje me Lukaku. Nese rikthehet ai i Arsenalit eshte i papermbajtshem.”

“Une mendoj se te Juventusi kane frike nga Conte te gjithe: atij nuk i plas fare per Barcelonen, te jeni te sigurt per kete dhe e them me bindje te plote.”

“Do i motivoje aq shume sa do te shpertheje stadiumi totalisht. Si nje dinamit do te duket San Siro te dielen.”

“Ai nderkohe do i thote skuadres se ne fushe do te luhet ndeshja e jetes per Barcelonen por ne te vertete ai po mendon qe tani per Juventusin.”

“Ai qe ka bere diferencen kete vit tek Interi eshte Marcelo Brozovic. Mbrojtja me tre i ka dhene kompaktesi Interit, mbron me mire zonen qendrore.”Por atij nuk i intereson te luaje mire, i intereson te mos i humbase ndeshjet. Sepse goli heret ose vone vjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.