Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Conte dhe zbulon gjithcka: “Ja cfare kam bere keto tre muaj karantine. Per Eriksen dhe Sanchez ju them se jane shume mire.”

Inter, flet Conte dhe zbulon gjithcka: “Ja cfare kam bere keto tre muaj karantine. Per Eriksen dhe Sanchez ju them se jane shume mire.”
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte ndalur dhe ka folur per rinisjen e kampionatit. Tranjeri i Interit ka folur per kete rinisje, dhe ka folur mbi te gjitha edhe per jeten e re te futbollit italian dhe skuadren zikalter.

“Nese duhet te gjej dicka pozitive ne kete sitaute pauze per shkak te pandemise, eshte qe mu dha koha te shikoja shtate muajt e mij te pare.”

“Te mendoja perseri thelle per skuadren, te lexoja gjerat pozitive dhe negative. Une kerkoj gjithmone qe te rritet uria, por edhe e imja bashke me ate te lojtareve.”

Keshtu flet tranjeri i Interit per televizionin kinez PP Sport te grupit Suning 48 ore larg rikthimit ne fushe ndaj Sampdorias.

“Me ben krenar fakti qe kjo skuader eshte rritur shume nga mentaliteti. Shoh qe lojtaret jane me te bindur te aftesite e tyre dhe qe duam te jemi kompetitive dhe te rikthehemi te fitojme perseri.”

“E dime qe kemi perpara nje rrugetim te rendesishem per tu rikthyer te fitojme, por duhet ta bejme kete pa dyshime. Duhet nje rrugetim me sakrifica dhe me pasion.”

“Ne te njejten kohe une ka, nje deshire te madhe dhe shume ambicje. Mendoj se mbi te gjitha eshte nisur nje rrugetim i gjate dhe kur nis nje rrugetim te till, duhet te dish si te perballesh me problemet.”

Ne mes te emergjences se pandemise, ne nivel personal ka qene mundesia qe “te jetosh me shume me familjen, te luash me femijet”, apo jo?

“Po eshte e vertete. Por dua te falenderoj lojtaret per profesionizmin e tyre, stafin qe eshte marre me ta cdo dite duke perdorur platformen zoom dhe qe te rrinin afer tyre ne nje moment kaq te veshtire.”

“Pastaj jane pergatitesit tane Pintus dhe Coratti te cilet kane krijuar nje program qe u pershtat me kohen. Filluam te punojme individualisht, duke u stervitur njehere ne dite e duke bere pune tekniko-taktike nga larg. Kemi bere shume video-analiza.”

“Nje pikepyetje do te jete ndeshja e radhes, aty duhet te kuptojme se cfare mund te bejme. Jemi te gjithe kurioze per te pare pergjigjet ne fushe.”

KALENDARI

“Eshte nje situate e re, e veshtire te besh parashikime duke u bazuar tek fillimi i kampionatit ku ka miqesore dhe kohe. Ne kete situate duhet vleresuar mire se si do te pergjigjen lojtaret ne fushe dhe demtimet e mundshme. Nuk do te jete e thjeshte te luash cdo tre dite dhe te stervitesh me keto temperatura te larta.”

Perpara ndeshjes me Sampdorian Conte pret “nga ana e te gjitheve nje deshire per tu vene ne prove ne ndeshje zyrtare.”

“Nuk do te jete nevoja te motivoj lojtaret, sepse pas kaq shume kohesh qe nuk zbritet ne fushe deshira eshte e madhe. Duhet te jemi te zotet qe te gjejme motivimet e duhura ne kete periudhe te vecante.”

PA TIFOZE 

“Do te jete nje futboll i cuditshem, i manget do te thone disa, por duhet te shohim ne Gjermani dhe Spanje se ja kane dale mjaft mire.”

“Duhet te perballojme kete emergjence duke shpresuar qe tifozet do te rikthehen shpejt. Na duhet pasioni i tyre.”

DEMTIMET

“Te mos e harrojme qe ne keto shtate muaj nuk kemi qene shume me fat me demtimet dhe kemi humbur lojtare qe po benin mjaft mire me ne.”

“Tani eshte mundesia qe te kemi te gjithe skuadren ne dispozicion dhe kam punuar mbi kete.”

“Alexis Sanchez eshte ne gjendje shume te mire dhe kemi pasur mundesi te punojme fort edhe me Eriksen.”

“E kemi futur ate ne menyren e duhur ne skemat tona duke e rikthyer ne barazim me shoket e skuadres nga ana fizike dhe taktike. Tani eshte mire. Kemi punuar qe te jemi gati per cdo situate.”

TRANJERI ESHTE SI NJE RROBAQEPES

“Tranjeri eshte si nje rrobaqepes, duhet ta qepe sa me mire tashme skuadren per ta veshur sa me bukur.”

“Kemi punuar gjate karantines ne shume aspekte, kemi pasur mundesi te rekuperojme te demtuarit. Tani eshte mundesia qe te kemi skuadren te gjithen ne dispozicion. Per kete kam punuar shume gjate kesaj kohe. Per te studiuar zgjidhje te reja per te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.