Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

668 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Conte perpara Inter-Juventus: “Ja pse po i jap nje shans te dyte Eriksen: ne nuk kemi nje…”

Inter, flet Conte perpara Inter-Juventus: “Ja pse po i jap nje shans te dyte Eriksen: ne nuk kemi nje…”
Inter Club Staff

Njehere e nje kohe, deri ne 2006, quhej derbi i Italise kjo ndeshje, deri sa Juventusi ra ne Serie B duke i hequr keshtu titullin kesaj ndeshje.

Nderkohe, sot, kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme, dhe qe rikthehet te shohe protagoniste dy nga skuadrat me ne ze ne Itali.

Keshtu, neser ne darke ne Meazza, Interi do te prese Juventusin dhe pak me pare, Antonio Conte ka qene protagonist i konferences per shtyp perpara ndeshjes ne Suning Training Centre.

Ai i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve, ku nuk kane munguar as ‘kunjat’ per nje ndeshje qe per Conten nuk mund te jete kurre nje ndeshje banale.

Cfare pret nga nje nga ndeshjet me mahnitese ne historine e futbollit. Cfare ndeshje duhet te presim?

“Nje ndeshje ndermjet dy skuadrave qe kane ambicje per te luftuar dhe per te fituar e per te arritur dicka te rendesishme.”

Cfare vlere i jep kesaj ndeshje? Sa e rendesishme eshte te besh mire neser?

“Vlen sa cdo ndeshje. Ka pike ne mes dhe piket jane gjithmone te njejta per cdo ndeshje.”

“Eshte e paevitueshme qe Juventusi parashtron nje parameter referimi sepse ne keto vite ka stradominuar ne Itali dhe eshte nje skuader ku ti und te kuptosh se cfare progresi ke bere.”

Keshtu, Juventusi eshte skuadra favorite e madhe per kampionatin?

“Nuk dua te percaktoj favorite. Duhet te kemi respekt te madh per nje skuader qe ka dominuar per nente vite me radhe dhe deshiron te arrije te trofeu i dhjete.”

“Respekti eshte minimumi qe mund te kemi, sepse ne vitet e kaluara nuk ka pasur histori dhe ja ku jemi edhe ne tani ketu ne lufte.”

“Ne vete kemi arritur te afrohemi me ta, shpresojme te bejme te perseri te njejten gje, duke qene se vitet e kaluara perpara sezonit te kaluar, kampionati perfundonte me 20-25 pike diference e nuk ishte dicka e bukur.”

Vitin e kaluar fole per Juventusin si nje gratacele, por tani Interi ka bere me shume pike. Mendon se diferenca eshte shuar?

“Mendoj se asnje ksuader nuk mund te thote se e ka fshire diferencen ne Itali.”

“Ata per nente vite me radhe kane dominuar dhe kane operuar ne nje menyr te rendesishme, duke arritur te ndryshojne gjithmone dhe te permiresohen.”

“Edhe kete vit kane nje skuader te forte dhe kane shtuar lojtare si Chiesa, Morata, Kulusevski, McKennie.”

“Duhet thene se ata vazhdojne te permiresohen ne merkato. Ne Itali ata jane permiresuar ne menyre te vazhdueshme prandaj nuk mund te thuash qe diferenca eshte shuar.”

“Do te ishte nje iluzion te mendoje dicka te tille. Por qe jemi afruar, po. Jemi afruar ndjeshem, dicka qe kishte vite qe nuk ndodhte.”

Ka nje aspekt te Interit ku ti e ke ndjere rritjen e vecante dhe nje aspekt tjeter ku duhet shume pune?

“Ne fushen e lojes ne jemi rritur shume ne kete vit e gjysem bashke.”

“Mund dhe duhet te permirsohemi ne nivel mentaliteti, ne nivel force agnostike, ne ate qe une i them ‘ta ndjesh ne gjak’ per te vrare kundershtarin sportivisht ne fushe.”

“Ben pjese e rrugetimit te ketyre djemve qe te punojne shume per tu permiresuar ne 360 grade.”

Vidal ka shenuar golin e tij te pare. Deri me tani nuk ka shkuar mire per te ne ndeshje te medha, mendon se deshira per te treguar dicka me shume se te tjeret mund ta nxjere perseri jashte xhirove te tij edhe neser? E njejta gje vlen edhe per te tjeret.

“Mendoj se Vidal ka eksperiencen e duhur per tu perballur ne nje ndeshje te tille ne menyren e duhur.”

“Nuk po flasim per nje djalosh qe eshte ne vitet e tij te para ne futboll, por per dike qe ka fituar shume ne klube te rendesishme.”

“Per te tjeret, eshte ashtu si po thoja, e rendesishme te perballen me ndeshje te tilla me presionin e duhur, duke luajtur ne menyren e duhur, ne menyre pozitive.”

Mendon se mund ta perserisesh eksperimentin me Erisken si regjizor?

“Duhet te vleresojme dhe te shfrytezojme me mire potencialin e ndeshjes. Eshte e paevitueshme qe pas Brozovic nuk kemi asnje lojtar ne skuader me ato karakteristika per te luajtur perpara mbrojtjes.”

“Po e cojme Christian aty per te nxjere edhe nga ai me te miren e mundshme ne ate pozicion. Me ne ka luajtur si mesfushor i brendshem, trekuartist dhe tani po e provoj aty.”

“Te kesh nje lojtar qe mund te luaje ne shume pozicione mund te jete dicka shume e rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.