Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Conte para Champions: “E turpshme kjo qe po thoni sot. Nderkohe po, kemi nje mungese ne mesfushe.”

Inter, flet Conte para Champions: “E turpshme kjo qe po thoni sot. Nderkohe po, kemi nje mungese ne mesfushe.”
Inter Club Staff

Me nje mesfushe te reduktuar ne maksimum, ne pritje qe te afrohet ndeshja qe do te vendose nje copez te mire te sezonit te Interit.

Keshtu, Antonio Conte po pergatit ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk diten e neserme ne Meazza, ku eshte edhe thirrja e fundit drejt kalimit te grupeve.

Vetem nje fitore, dhe nje rezultat qe nuk duhet te jete barazim ne Real-Borussia mund te beje qe Interi te kaloje.

Nderkohe, diten e sotme, vetem pak minuta me pare, Antonio Conte ka folur per mediat dhe keto kane qene fjalet e tij.

Cila eshte situata ne mesfushe? A ka shprese per te rekuperuar Vidal dhe Barella per ndeshjen e neserme?

“Situata ne mesfushe nuk eshte nder me te mirat. Do te bejme vleresimet tona dhe do te kerkoj te bej zgjedhjet me te mira per Interin. Neser do e shihni.”

A besoni te fakti se nuk do te kete asnje “biskote” ne Madrid? Si mund te perqendroni skuadren tuaj perpara nje ndeshje si kjo?

“Realiteti i fakteve eshte qe duhet te fitojme kunder nje skuadre shume te mire. Kemi problematika te medha per te zgjedhur formacionin dhe per kete po mendojme.”

“Nje jave me pare ne ishim te vdekur per te gjithe, para ndeshjes me Borussian. Tani kemi nje spirale drite dhe duhet te mendojme ne radhe te pare te fitojme.”

“Per sa i perket te tjerave nuk jam i shqetesuar. Flasim per Champions League dhe per skuadra te medha.”

“Nuk dua te bej diskutime qe i takojne bareve. Eshte e turpshme kjo qe po thoni sot. Uroj qe askush te mos i coje ndermend keto situata, sepse mendoj se eshte dicka pak e respektueshme per ne kur flasim per te tilla gjera.”

“Secili do te luaje per te fituar ndeshjen e tij.”

Pse Interi meriton te kaloje turnin?

“Do te jap disa minuta takim ne fund te ndeshjes per pyetjen tende ku do te jap edhe nje pergjigje. Si nese nuk kalojme, e si nese kalojme.”

Skuadra eshte ne nivel maksimal apo ka akoma marzh permiresimi?

“Mendoj se ne kemi nisur nje rrugetim dhe po kerkojme ta cojme perpara ne menyren me te mire te mundshme.”

“Duam te permiresohemi dhe kemi hapsire per ta bere kete.”

“Ne ndeshjen e pare nuk arritet te shenonit dot. E prisje kete gje?

“Ndeshja ka qene e luftuar, Shakhtar eshte nje skuader e mire e stervitur nga nje tranjer i mire. Te luash kunder tyre nuk eshte e thjeshte.”

“Po luajme me ta per here te trete ne nje periudhe te shkurter. Cdo ndeshje ama ka nje histori me vete.”

“Nuk kemi nje rruge tjeter. Nderkohe Shakhtar ka dy rezultate nga tre qe mund te marre. Do te kerkojme me te gjitha menyrat per te kaluar ne.”

Mendon se Vidal mund te luaje ne ndeshjen e neserme?

“Jo, Arturo nuk eshte i disponueshem per neser. Ta rrezikojme do te thote qe te shtyjme rikthimin e tij dhe une ne ate zone te fushes nuk mund te rrezikoj dot.”

“Do i vije shume keq, por ne te njejten kohe, ndaj Borussias ne fituam pa te ne fushe. Do te perdorim keto mungesa per te futur ne fushe te tjere dhe per te qendruar te gjithe bashke ne momente si keto.”

Cfare  ndjesie ke ne vigjilje te kesaj ndeshje?

“Ashtu si e kam thene edhe me heret, eshte shume e rendesishme stervitja e sotme qe do te bejme.”

“Une do te bej vleresimet e duhura ne prag te ndeshjes se neserme.”

“Do te kete disa mungesa te rendesishme, por ne te njejten kohe duhet te jemi te bindur ne ate qe duhet te bejme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.