Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet D’Ambrosio: “Ju tregoj shpetimin ndaj Milanit dhe Empolit. Kur isha i vogel, kam pasur idhuj dy lojtare te Interit.”

Inter, flet D’Ambrosio: “Ju tregoj shpetimin ndaj Milanit dhe Empolit. Kur isha i vogel, kam pasur idhuj dy lojtare te Interit.”
Inter Club Staff

Protagonist i Matchday Programme qe transmetohet nga INTER TV per tifozet e Interit gjithmone perpara ndeshjeve per diten e sotme ka qene Danilo D’Ambrosio. 

Ai ka folur keshtu ne kanalin me tematike zikalter te klubit duke treguar edhe njehere se sa shume i lidhur eshte me Interin.

“Shpetimet e minutave te fundit vitin e kaluar? Kunder Milanit duhet te ruaja porten, objektivi ishte te kapja ate top me te gjitha menyrat, me cdo pjese te trupit.”

“Nderkohe, kunder Empolit ndihesha qe kur pash topin qe po vinte se mund ta kapja, qe mund ta shpetoja skuadren nga ai moment. Pastaj traversa me ndihmoi.”

“Komshiu im ne shtepi ishte interist dhe me merte gjithmone te shikonim ndeshjet bashke. Kur isha i vogel, i ri, jam rritur duke pare Zanettin dhe Maicon tek Interi. Nje shembull i madh per mua ata te dy.”

“Te kesh persona qe kuptojne sakrificen dhe qe ndajne me ty gezime dhe hidherime eshte thelbesore.”

“Ne fushe ne punojme shume seriozisht, por jashte saj me pelqen shume te bej shaka me shoket e mi te skuadres. Jam kurioz te shikoj ne fund te sezonit se ku do te mberrije ky Inter.”

“Kemi nje tranjer me ide te vlefshme dhe duam te veme ne praktike gjithcka cfare na thote ai.”

“Tifozet? Kane qene gjithmone me ne: nga momentet e lehta deri tek ato me te veshtirat. Objektivi yne kryesor eshte te kenaqim ata.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.