Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe agjenti i Lautaros: “Real Madrid apo Barcelona? Ne kete moment eshte vetem…”

Inter, flet edhe agjenti i Lautaros: “Real Madrid apo Barcelona? Ne kete moment eshte vetem…”
Inter Club Staff

Pas takimit ne seline e Interit diten e sotme, agjenti i Lautaro Martinez, Beto Yaque eshte ndalur pak sekonda perpara gazetareve.

Ai ne menyre te shpejte i eshte pergjigjur disa pyetjeve gazetareve qe ndodheshin aty prane. Fjalet e tij i ka sjelle FcInterNews.it.

“Ne te selia e Interit sot? Kemi ardhur per nje qellim te vetem: per te pershendetur Pieron (Ausilion).”

“Ishte nje vizite kortezie, duke qene se kishim kohe pa u pare dhe kemi kujtime te mira nga e kaluara (Piero Ausilio ka qene ai qe ka sjelle Lautaron ne Milano, ashtu si e ka pranuar edhe Sabatini disa dite me pare).”

“E ardhmja e Lautaros tek Barcelona apo Real Madrid? Ne kete moment eshte vetem Interi, ai do te qendroje.”

“Transferim i mundshem? Jo, asgje. Ka qene nje takim kortezie. A qendron? Po, natyrisht qe qendron tek Interi”.

Keto kane qene fjalet e prokuratorit te Lautaro Martinez qe ka tentuar keshtu te largoje zerat qe flisnin per nje largim te Lautaros diten e sotmee

Te pakten per Real Madrid eshte marre vesh qe nuk ka qene nje lajm i bazuar mbi fakte nderkohe edhe Barcelona ne kete moment duket shume larg Lautaros.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.