Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet i emocionuar edhe Antonio Conte: “Falenderoj nje njeri ne vecanti. E ardhmja? I them te gjitheve se…”

Inter, flet i emocionuar edhe Antonio Conte: “Falenderoj nje njeri ne vecanti. E ardhmja? I them te gjitheve se…”
Inter Club Staff

Ai sapo ka fituar titullin Kampion i Italise, por duket se ka dashur te flase menjehere per mediat dhe e ka bere kete gje nepermjet Rai Due.

Sot do te flesh i lumtur?

“Me siguri do te jemi pak me te qete. Do te fleme shume te lumtur dhe te qete. Ja kemi dale. Jemi te lumtur per veten, per tifozet. Do te jemi me te relaksuar per kete fund sezoni.”

Ky eshte titulli yt i peste Kombetar. Cfare shije ka?

“Me siguri eshte nje nga trofete me te rendesishem te karrieres sime. E veshtire sepse nuk ishte nje zgjedhje e lehte te vija tek Interi.”

“Ishte nje moment i veshtire dhe duhej shume pune per te arritur dicka te rendesishme. Per me shume, une po shkoja te nje kundershtar direkt i Juventusit ku kam luajtur per shume kohe dhe ata kane dominuar per nente vite.”

“Ishin shume situata bashke dhe shume negativitet. Por une pranova sfiden me shume deshire dhe vullnet. Sakrificat jane shpaguar.”

Fresco di titolo di campione d’Italia, il tecnico dell’Inter Antonio Conterilascia un’intervista a Rai Due nel corso di ’90° Minuto’:

Sa peshe do te kete Juventus-Inter pas dy javesh? Do i shtrengosh doren Agnellit?

“Do te jete nje ndeshje qe do te peshoje shume sepse ne do japim maksimumin deri ne fund te kampionatit dhe do duhet te marrim maksimumin.”

“Eshte nje ndeshje e rendesishme edhe pse jemi shpallur kampione. Do te shkojme atje te luajme nje ndeshje te forte.”

“Per mua eshte nje kenaqesi te kthehem ne Stadium, tani po mesohem te shkoj atje si kundershtar.”

Momenti me i veshtire ka qene Villa Bellini apo problemet ekonomike?

“Une mendoj se momenti kyc ka qene java kur ne dolem nga Champions League dhe aty na mbyten me kritika.”

“Nuk kishe ku te ktheje koken. Nuk ishte e thjeshte, por ky ka qene nje grup fantastik qe tha boll dhe arriti te fitonte.”

“Jemi treguar te afte te kompaktesohemi dhe kemi luftuar per dicka kaq te madhe. Ajo qe mendoj une tani eshte se kemi bere dicka te jashtezakonshme. Kritikat na forcuan shume.”

E ardhmja e Antonio Contes do te jete tek Interi?

“Ne kete moment le te festojme Skudeton. Ju them se nuk do te bejme gabimin qe te kthehemi prapa ne takime apo zenka me tranjerin.”

“Duam te shijojme ne maksimum kete moment te mrekullueshem dhe pastaj do te kete kohe per te pare cfare do te behet.”

“Por mendoj se askush dhe asgje nuk mund te na e rrembeje kete gezim te madh qe kemi fituar. Duam ta shijojme me tifozet.”

Kush ka qene per tu njeriu deciziv i Skudetos? Edhe nese thua nje emer si Bastoni qe me pak u priste…

“Do te ishte shume e pavend te them emra tani. Ne idene time te futbollit fitohet si skuader dhe jo me emra individesh.”

“Skuadra na ka derguar te fitorja. Lojtaret kane qene te gjithe kyc. Ata kane besuar tek une dhe une tek ata. Ne fund kemi arritur kete gje kaq te madhe.”

Kush duhet te jete hapi per te bere mire ne Champions?

“Mendoj se hapi qe kemi bere kete here eshte shume i madh. Por tashme duhet te rritemi edhe ne kete aspekt.”

“Por e perseris, le te shijojme te tashmen, per te ardhmen kemi kohe. Kemi edhe nje muaj kampionat per te shijuar.”

Fakti se keni shenuar shume ne pjeset e dyta eshte edhe pasoje se ndaluat pesimin e golave?

“Gjate ndeshjeve duhet te lexosh disa here kundershtaret. Nje skuader nuk mund te beje presing per 90 minuta. Kundershtaret te studiojne dhe tentojne te ta hedhin.”

“Nese ke durimin te presesh, do e kuptosh edhe momentin kur mund te godasesh me fort. Kete gje kemi arritur te perfeksionojme kohet e fundit.”

A ke ndonje dedikim special per te bere pertej futbollit?

“Ja dedikoj kete Skudeto personave me te afert per mua: gruas time, vajzes sime, vellerzerve te mi.”

“Dua te falenderoj Lele Orialin, per mua ka qene shume i rendesishem. Me ka ndihmuar shume, ka qene personi qe ka influencuar me shume tek une ne keto dy vite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.