Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

338 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Ja cila eshte gjeja qe po mendoj me se shumti tani. Nuk duhet te…”

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Ja cila eshte gjeja qe po mendoj me se shumti tani. Nuk duhet te…”
Inter Club Staff

Pasi eshte anulluar konferenca per shtyp me gazetaret per te evituar pyetje ekstra-fushe, Antonio Conte ka folur perpara ndeshjes me Romen per Inter TV.

“Ne Rome kemi bere nje ndeshje shume te mire, na erdhi shume keq qe perfundoi me rezultatin e barabarte.”

“Me kujtohet si tani. Pesuam nje gol ne fund me koke dhe nuk ishim shume gati te mbanim avantazhin. Por per te tjerat, ka qene nje ndeshje shume e mire kunder nje skuadre te forte.”

Per 5-1 ndaj Sampdorias duam te flasim. Ti vazhdoje ulerisje per lojtaret…

“Objektivi eshte qe te japim gjithmone maksimumin. Duhet te jemi te perqendruar per 90 minuta.”

“Mendoj se djemte kunder Sampit kane bere shume mire dhe ne fakt ata meritojne komplimenta sepse kam pare gjera teper te bukura qe edhe i kemi provuar ne stervitje.”

“Jam shume i lumtur sepse ka qene nje rezultaat i mire, i duhet dhene merita ketyre djemve qe kemi ne skuader.”

Ka akoma rekorde per tu kapur…

“Nuk do te heqim doren ne asnje moment nga gazi. Eshte e drejte qe te nderojme fitoren e Skudetos me seriozitet dhe profesionalizem.”

“Fitorja duhet te jete e fiksuar ne trurin tone. Mungojne edhe tre ndeshje kunder tre skuadrave te rendesishme. Duam te japim maksimumin ne fushe.”

Numrat e medhenj jane edhe si pasoje e permiresimit konstant individual te skuadres.

“Numrat, edhe pse jane te ftohte, tregojne gjithmone dicka: flasin per nje rritje teper te madhe.”

“Tanet jane pozitiv, mbi te gjitha ne pjesen e dyte te kampionatit. Duhet te vazhdojme te besojme deri ne fund fare.”

“Duhet te kerkojme mundesi permiresimi. Vitin e shkuar e kemi mbyllur me mbrojtjen me te mire dhe sulmin e dyte me te mire.”

“Kete vit eshte keshtu akoma sepse Atalanta na e kaloi me golat qe beri ne Parma por ne duam ta mbyllim sa me mire kete Serie A.”

Gjeja qe po mendoj me se shumti tani?

“Se si ta mbyllim kete kampionat sa me mire, sapo e thash pak me lart. Duhet te fitojme sa me shume ndeshje. Nuk duhet te humbasim perqendrimin.”

Cfare kundershtari pret neser ne fushe?

“Pres nje skuader qe ka deshire qe te perfundoje Serie A ne menyren me te mire te mundshme. Ata do te kene nje derbi pas nesh, ndeshje shume e ndjere ne Rome kjo.”

“Nuk kane aspak si qellim te ndalen, sepse jane ne gare akoma per dicka. Plus Fonseca eshte nje tranjer shume i mire.”

“Pres nje ndeshje te bukur. Deri me tani kam bere tre barazime me Romen. Nje tregues se ka pasur nje ekuiliber te madh ndermjet nesh gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.