Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Ausilio: “PIF-Inter: doni te verteten? Nuk ja kam aspak idene nese…”

Inter, flet edhe Ausilio: “PIF-Inter: doni te verteten? Nuk ja kam aspak idene nese…”
Inter Club Staff

Dje rinisi Serie A per Interin e Inzaghit e normalisht rifillimi nuk erdhi ne menyren e duhur duke qene se zikalterit moren nje humbje ne Olimpico.

Por pak perpara ndeshjes ka folur per mediat edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, qe ka prekur disa tema dhe fjalet e tij ne shqip mund ti gjeni ketu:

“Ne jemi Interi. Jemi nje skuader e forte dhe kompetitive edhe me shume mungesa. Por nuk eshte e thjeshte te pergatisesh nje ndeshje te tille me kaq pak lojtare ne dispozicion.”

“Nuk eshte e bukur, nuk eshte e thjeshte, e pamundur te mos mendosh per te shtyre ndonje ndeshje nese keto situata do te perseriten.”

“Jemi te bindur gjithesesi te aftesia e skuadres sone. Duke pare kalendarin, e sheh edhe se ka qene pak e pamundur ta shtyje gjithesesi.”

“Nuk ka hapsire se ne perpara kemi edhe Superkupen me Juventusin. Problemi eshte qe ne Ameriken Latine kane menduar te luajne tre ndeshje ne tetor.”

“Fjalet e Commissos per Interin? Nuk flas per te. Une flas me ate qe eshte si puna ime, drejtor sportiv, per Praden. Po te kishte thene dicka ai, do i isha pergjigjur.”

“Fondi PIF? E verteta ime eshte se une nuk ja kam idene se kush eshte PIF. Nuk e di, nuk kam informacion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.