Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Barella: “Komplimentat qe me ka bere Marchisio? E falenderoj, por dua ti them se…”

Inter, flet edhe Barella: “Komplimentat qe me ka bere Marchisio? E falenderoj, por dua ti them se…”
Inter Club Staff

Edhe njehere tjeter ai eshte protagonisti i madh i Interit. Po flasim per Nicolo Barella, autorin e golit momental 1-0 qe solli edhe hapjen e rruges se rrjetave per Interin.

Nderkohe, lojtari eshte ndalur perpara Sky Sport per te folur per ate qe ndodhi ne fushen e lojes. Keto kane qene fjalet e tij:

E nisim nga ndeshja. Sa e rendesishme eshte fitorja ne nje moment si ky?

“Le te themi se te gjitha fitoret jane te rendesishme, sidomos pas ndeshjes se Kupes se Italise.”

“Te luash ne Firenze nuk eshte asnjehere e thjeshte dhe kemi treguar edhe njehere se jemi nje skuader e madhe.”

“Mund ta kishim mbyllur me para, edhe une madje mund te kisha shenuar nje gol tjeter. Por kemi fituar dhe jemi te lumtur.”

A ka marzhe permiresimi per ty?

“Me mungonin golat, tani po i shenoj dhe jam me mire. Por di se mund te bej akoma me mire. Falenderoj skuadren sepse fale tyre une bej ne fushe ate qe bej.”

Marchisio te ka derguar nje lum me elozhe, po ti ku e sheh veten?

“E falenderoj, ka qene nje lojtar i madh. Une e shoh veten pak tek ai, edhe ai shenonte shume, une mund te shenoj me shume. Jam i lumtur per fjalet por mund te bej me mire.”

Kemi vene re nje ndryshim ne loje me Sanchez dhe Lukaku dhe Lukaku me Lautaron. Conte te ka kerkuar qe te luash ndryshe?

“Sanchez dhe Lautaro kane karakteristika te tjera. Alexis e prek me shume topin per tu futur ne ndeshje ndersa Lautaro hap me shume hapsira.”

“Une te ato hapsira duhet te hidhem me koke. Tranjeri ama nuk me ka kerkuar asgje ndryshe nga ndeshjet e tjera. Une e di vete se cfare duhet te beje ne keto situata.”

Me koke me duket ke shenuar ndaj Hollandes dhe kunder Van Dijk?

“Po, por ishte nje top shume i bukur i Immobile ai…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.