Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe De Biasi: “Nga super goli i Lautaros, ja cfare me beri me shume pershtypje…”

Inter, flet edhe De Biasi: “Nga super goli i Lautaros, ja cfare me beri me shume pershtypje…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate per mikrofonat e Tuttosport, Gianni De Biasi ka folur edhe per Lautaro Martinez, duke analizuar pergatitjen e tij verore me Interin por edhe karakteristikat e lojtarit qe kane rene ne sy. 

“Ai po futet shume mire tek Interi i Spallettit. Ne Madrid ka shenuar nje gol qe tregon kualitet por edhe talent.”

“Tregon se ka aftesite teknike dhe vazhdimesi loje. Eshte e rendesishme per nje lojtar kaq te ri te kete keto cilesi sepse kur je ne ate moshe je objekt i ulje-ngritje te pa evitueshme.”

Cfare te pelqen ne vecanti nga lojtari argjentinas i Interit? 

“Nje karakteristike ne golin e shenuar ndaj Atleticos: ai e ka nisur vete aksionin dhe e ka mbyllur po vete ne nje menyre shume kurajoze. Kjo eshte shume e rendesishme sepse tregon se do te jete i vlefshem per skuadren ne cdo faze te lojes. Ka fantazi dhe kapacitet per tu futur atehere kur duhet.”

Duket se jeni shume i bindur ne ato qe thoni per te.

“Jam mensuar qe te mos i jap shume peshe fjaleve qe them per lojtarin sepse per mua jane thjesht muhabet dhe ka shume lojtare te mire. Por Lautaro tregon me te vertete nje fizionomi ndryshe dhe transmeton deshire per te luftuar per cdo top.”

Cili mendoni se eshte roli i tij ideal?

“Ne Argjentine ka luajtur edhe si sulmues krahu ne nje sulm me tre. Mendoj se mund te beje mire edhe pas shpines se Icardit por edhe si sulmues kryesor. Por ndryshon pak nese je pyke apo sulmues i dyte nese di te futesh mire ne zone. Me siguri do te ndihmoje edhe Icardin per te krijuar me shume hapsira.”

Keshtu e vlereson pa rezerva ate?

“Te presim edhe pak. Me mire te presim ndeshjet zyrtare sepse Lautaro Martinez ka nje strukture fizike qe i jep mundesi te futet menjehere ne forme. Duhet te presim edhe pak per ta pare, por duket qe djaloshi ka talent.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.