Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

328 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Hakimi: “Ju tregoj se pse zgjodha Interin. Atyre qe na thone se nuk luajme bukur i them se…”

Inter, flet edhe Hakimi: “Ju tregoj se pse zgjodha Interin. Atyre qe na thone se nuk luajme bukur i them se…”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi, mbrojtesi maroken i Interit ka dhene me te vertete nje interviste teper te bukur hde te gjate per La Repubblica.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund ka folur per raportin me Antonio Conten pas asaj puthje nga ky i fundit ne momentin e golit te Matteo Darmian ndaj Cagliarit.

“Ka qene nje gjest shume i bukur dashurie. Misteri eshte me ne pavarsisht gjithckaje qe mund te ndodhe ne fushen e lojes.”

“Eshte nje vella i madh, per moshe dhe per eksperience. Na le te lire, na jep mundesi te kenaqemi ne fushe dhe kjo gje duket. Ben pjese ne grupin qe ai ka ndertuar vete.”

Conte thote se ti je i lindur per te luajtur si lojtar krahu ne nje 3-5-2. Je dakord?

“Te Real Madrid jam rritur me mbrojtjen me kater, por me tre qendrore une kam me shume liri ne sulm.”

“Kujdesi per taktiken dhe mbrojtja, qe jane qendrore ne futbollin e Contes, po me bejne nje lojtar me te kompletuar.”

Pervec tifozeve te Interit, te duan shume edhe ata qe te kane ne Fantacalcio. Nuk jane te shumte mbrojtesat qe bejne 6 gola dhe 5 assiste.

“Ma kane thene. Nuk e njihja fantacalcion. Eshte i ngjashem me lojrat qe luaja si femije. Jam i lumtur qe i kam dhene bonuse atyre qe kane besuar tek une dhe qe me kane zgjedhur.”

“Por ne futboll mendimi i pare eshte qe te mos leme kundershtaret te afrohen te porta jone.”

Cili eshte sekreti i ketij Interi?

“Duam te njejtat gjera, ndjekim te njejten rruge: jemi te bashkuar si brenda por edhe jashte fushes se lojes.”

Cili ka qene momenti i kthimit te faqes per Interin ne kete sezon?

“Rritja ka qene graduale. Shume nga ne kane qene te rinj, mua perfshire ketu. Kemi mesuar te njihemi me njeri-tjetrin.”

“Pastaj, kane ndodhur disa gjera qe na kane dhene nje shtyse te forte. Eleminimi nga Champions League na ka dhene nje mundesi per tu perqendruar vetem te Serie A.”

“Humbjet na kane ndihmuar te kuptojme se cfare deshironim.”

Fjala Skudeto eshte e ndalur ne Appiano?

“Ne flasim me rspekt, duke e ditur se asgje nuk kemi fituar ende. Objektivi eshte ai, nuk e fsheh, por mungojne shume ndeshje. Neser ne Napoli eshte shume e rendesishme.”

Agjenti yt ka deklaruar se ndermjet 10 skuadrave qe te kerkonin ka qene edhe Napoli.

“Me kerkonin sepse isha i ri dhe te Dortmund kam punuar mire. Por skuadra qe me pelqente dhe me terhiqte me shume ishte Interi. Nje projekt i madh. Prandaj erdha ketu.”

Ti je dhe testimonial per logon e re…

“Eshte nje nder. Me pelqen, shikon drejt se ardhmes. Nje te ardhme qe do mund ta ndertojme bashke. Shpresoj te qendroj gjate ne kete klub. Jam shume i lumtur.”

Ke fituar Champions League qe 19 vjec me Real Madrid. Cfare hapi duhet te kete Interi per te fituar nje trofe kaq prestigjoz?

“Kete vit na kane munguar disa detaje, nuk njheshim aq mire mbase. Me vjen keq akoma per ate skualifikim, por jemi te forte. Kjo skuader do te beje te flitet mire edhe ne Europe per te.”

Ronaldo, Fenomeni, thote se do i kishte pelqyer te luante me ty. Cfare mund te kishit bere ju te dy bashke?

“Une pyes veten se cfare nuk do kishim bere… Me Ronaldon mund te besh gjithcka. Do te kishte qene gjeja me e bukur te vrapoja ne krah e ti jepja atij assiste.”

Ja: loja. Interi fiton pike, por ka njerez qe ankohen se nuk eshte nje skuader e bukur.”

“Te gjitheve atyre qe thone keshtu i them se ndeshjet nuk jane nje film. Ne futboll ka rendesi te besh gola dhe te mos pesosh. Te fitosh dhe te arrish i pari neper turne.”

Nderkohe, pasi ka folur per futbollin dhe Interin, Hakimi ka folur edhe per jeten e tij personale dhe shume gjera te tjera.

Keto kane qene pyetjet me karakter ekstra-Inter:

Je lindur dhe rritur ne periferine e Madridit, por ke zgjedhur te luash per Kombetaren e Marokut. Pse?

“Ka qene natyrale. Une ndihem maroken si prinderit e mi, jam krenar per kete. Maroku eshte shtepia ime, kultura ime.”

Te emocionon te luash me Kombetaren?

“Cdo here qe ndjej himnin, e di qe jam ne boten e miliona njerezve qe po e degjojne njesoj si une. Provojne ate qe provoj edhe une. Maroku eshte futboll i perjetuar me intensitet akoma me te larte.”

Te Borussia Dortmund, pas nje goli, ti gezove duke u ulur ne gjunje si George Floyd. Cfare mund te beje futbolli per te luftuar racizmin?

“Ne personat publik duhet ti themi botes qe nuk ka diferenca dhe duhet te perpiqemi qe racizmi te zhduket fare.”

“Eshte nje mizerie te flasim per kete gje ne shekullin e 21. Personat duhet te trajtohen njesoj te gjithe. Kemi nje zemer, njesoj. Nuk ka rendesi lekura apo ngjyra e saj.”

Deri ne 12 maj ti do te mbash Ramazan. Eshte e veshtire te luash dhe te stervitesh?

“Eshte, nuk e mohoj. Por eshte nje sakrifice e rendesishme per kulturen time dhe une dua ta respektoj. Ajo qe ka rendesi eshte te rekuperoj energji dhe te pushoj mire.”

Kush eshte idhulli yt?

“Babai im. Kur isha femije ai shiste ne treg si tregetar ambulant. Mamaja ime punonte ne shtepi. Bashke kane bere sakrifica te medha per te sjelle buke ne shtepi per neve.”

“Sot kam kenaqesine ti bej te jetojne mire dhe te shijojne nipat e tyre. Edhe vellai im Nabil eshte nje pike referimi. Bashke jemi rritur, bashke kemi luftuar.”

Edhe ai luan futboll?

“Po, ne Spanje. Eshte nje lojtar i mire. Uroj te marre shume shpejt shansin qe meriton. Gezon me mua, jeton sukseset e mia. Ai eshte une dhe une jam ai.”

Gruaja jote Hiba eshte aktore dhe e apasionuar me kinemane italiane. A te ka ndihmuar te mesosh gjuhen?

“Me ka bere te shikoj filma te bukur. Duhet ta falenderoj edhe muziken e Ghalit, i cili ka origjine arabe si puna ime.”

“E degjoja qe kur isha ne Spanje. Eshte shume i zoti. Me pelqen ta njoh nje dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.