Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, FLET EDHE INZAGHI: “Ja kush do jete titullari ne porte. Per Dybala dhe Skriniar ju them vetem se…”

INTER, FLET EDHE INZAGHI: “Ja kush do jete titullari ne porte. Per Dybala dhe Skriniar ju them vetem se…”
Inter Club Staff

Pushimet kane mbaruar per lojtaret (shumicen) dhe diten e neserme do te jene ne Appiano Gentile per te djersitur perseri ne fushe.

Nderkohe, diten e sotme ne seline e klubit ka qene prezent Simone Inzaghi, i cili eshte shoqeruar nga Beppe Marotta ne kete takim me mediat.

Nderkohe, konferenca e plote e Simone Inzaghit ka qene si me poshte: 

“Ky do te jete nje sezon i vecante. Do te bejme 20 ndeshje ne vetem tre muaj. Pastaj do te kete nje stop prej 50 ditesh”.

“Nje kampionat i ri per te gjithe, do te bejme nje pergatitje te kujdesshme. Por do te jete dicka e re per te gjithe.

TELEFONATAT ME LUKAKU

“Me Romelun ka pasur nje marredhenie shume te mire qe vitin e kaluar. Klubi me ka treguar per kete mundesi dhe per mua ka qene nje goditje teper e madhe.”

“Edhe pse sulmi yne ka qene me i miri i sezonit te shkuar sepse une nuk e harroj kurre te kaluaren e sulmuesve te mi”.

“Gjithesesi, pendesa per Scudetton e humbur ekziston dhe shpresojme qe kjo here te jete ajo e duhura per ta provuar”.

DESHIRA PER TE FITUAR

“Te fitosh do te thote te fitosh. E dime cfare ka ndodhur vitin e kaluar. Duhej vendosur siguri mbi klubin dhe kane ndodhur disa largime”.

“Por une nuk fshihem, do e nisim pas Milanit kete sezon per te bere mire dhe per te luftuar pre Scudetton. Do te luftojme me te gjitha skuadrate deri ne fund.”

SKRINIAR DHE MBROJTJA 

“Ju i njihni drejtuesit qe une kam dhe e dini si punojne ata. Sot Skriniar eshte nje lojtar i Interit, do te vije ne daten 10 korrik ne grumbullim”.

“Nuk di te them cfare do te ndodhe… Por e kemi pare vitin e kaluar me Lukakun. Sot eshte dicka dhe pas 15 ditesh mund te jete nje tjeter. Te presim e te shohim”.

KERKESE PER TU RRITUR

“Nuk kemi arritur te fitojme dot nje Scudetto per vetem dy pike. Ajo qe me mbetet ne memorie eshte te shoh stadiumin qe na duartroket pafund ne ndeshjen e fundit”.

“Kam pare 72 mije persona qe na duartrokiten, disa djem ne lot, nuk kemi fituar nje Scudetto por me siguri kete sezon do ta provojme perseri”.

“Faleminderit edhe publikut tone qe nuk do te tregoje diference me vitin e kaluar dhe do te na beje te ndihemi ne shtepi sa here do te luajme, ne Meazza apo jashte saj”.

HIRARKIA E PORTIERIT: KUSH DO TE JETE TITULLAR?

“Titullar do e nise Handanovic. E ka merituar per ate qe ka bere. E njohim te gjithe vleren e Onana, eshte nje lojtar i ri, do te kete rastet e tij. Ne besojme shume tek ai”.

12 MUAJ ME PAS

“Shpresoj qe te tregoj gjera te bukura edhe ne te ardhmen. Vitin e kaluar kam ndertuar shume kujtime te bukura dhe kenaqesi te medha”.

“Por ajo qe me ka mbetur ne zemer, pertej trofeve, ka qene kimia qe kemi krijuar me publikun tone dhe shpresoj ta perjetoj perseri edhe ne te ardhmen”.

DYBALA DO TE JETE QERSHIA MBI TORTE?

“Te gjithe e njohim Dybala, e kote te flasim tani. Ne kemi gjashte sulmues ne skuader me Pinamontin qe ka bere nje sezon te madh. Te shohim cfare do te ndodhe”.

RINOVIMI

“Me jep nje kenaqesi te madhe mua dhe bashkepunetoreve te mi qe me ndihmojne cdo dite qe te organizoj gjithcka ne menyren me te mire te mundshme”.

KUSH KA QENE POSHTE PRITSHMERIVE SEZONIN E SHKUAR

“Nuk me vjen nje emer, te gjithe lojtaret kane dhene ate qe kam kerkuar une. Kemi luajtur 52 ndeshje te medha me nje intensitet te pabesueshem.”

“Per shembull ndeshja me Liverpool na ka kushtuar shume. Por do te beja gjithcka njesoj per sa i perket sezonit te shkuar.”

TE RRITEN OBJEKTIVAT

“Ne kemi permiresuar shume gjera. Duke pare per shembull dy ndeshjet ndaj Liverpool, dicka me shume mund te ishte bere, por ne e dime qe anglezet jane te pabesueshme. E ne jemi perballur njesoj. Nga aty dueht te nisemi.”

MODULI DHE ALTERNATIVAT TAKTIKE

“Dicka mund te provojme gjate ketij muaji normalisht, por mua me pelqen te luaj ne menyren qe e keni pare sezonin e shkuar dhe kam lojtaret per ta bere kete gje”.

“Dicka do ta studiojme normalisht. Kemi marre disa lojtare te mire dhe te rinj. Bellanova dhe Asllani bashke me Onana jane lojtare te rendesishem dhe Mhikitaryan qe gjithmone me ka pelqyer.”

NJE SKUADER ME E FORTE

“Duhet te zevendesojme cdo largim, tipi si ai i Ranocchia. E di qe po punojme per ta bere. Objektivi eshte te kemi 20 lojtare qe levizin (pervec portierave).”

“Kjo sepse do te kemi nevoje per shume ndryshime gjate ndeshjeve. Do te marrim edhe lojtare nga Primavera me neve”.

“Do te kemi Carboni, duam te marrim edhe Casadei, Zanotti ka debutuar vitin e kaluar dhe shpresoj te debutojne te tjere kete sezon.”

“Eshte e veshtire te debutosh tek Interi, por nese djemte do e meritojne, do e kene shansin e tyre”.

MODALITETI I LOJES

“Ne kemi alternuar shume vitin e shkuar. Pastaj eshte normale qe Lukaku na jep shume zgjidhje ne loje, por tani do i mendojme me mire mundesite qe kemi”.

ZEVENDESI I BROZOVIC

“Nje lojtar si Asllani qe i ka idete shume te qarta edhe pse eshte shume i ri. E di qe perpara ka nje playmaker si Brozo qe ka bere mrekullira aty.”

“Do duhet ti vjedhe shume sekrete dhe ne besojme shume tek ai. Prandaj kemi vendosur te investojme.”

SITUATE NDRYSHE NGA SEZONI I SHKUAR

“Kam fatin qe po perjetoj nje vere te qete pa presion. Ose mbase jam mesuar tani sepse presion tek Inter ke cdo dite.”

DO LARGOHET SKRINIAR APO EDHE NDONJE LOJTAR TJETER?

“Casadei sapo ka bere nje Europian U19 ku ka bere shume mire. Do ta vendosim bashke nese do te qendroje”.

“Per sa i perket Skriniar nuk e di. Vitin e kaluar perflitej se do te largohej vetem Hakimi por pastaj u largua edhe Lukaku.”

“Shume varet nga merkato, nuk i dihet asnjehere. E rendesishme eshte qe Inter me 13 gusht te jete kompeitive dhe per kete vendos firmen: do te jete nje Inter kompetitive.”

HIRARKIA NE SULM

“Mua me pelqen qe skuadrat qe drejtoj te shenojne shume. Me Inter kemi qene sulmi me i mire dhe shpresoj qe nje nga sulmuesit tane te fitoje edhe Kepucen e Arte”.

ONANA APO HANDANOVIC?

“Titullari do te jete Handanovic, por Onana eshte e ardhmja e Interit. Duhet te tregoje qe eshte aq i mire sa thuhet.”

SULMUESI I PESTE

“E dime shume mire qe sulmuesi i peste mund te jete nje lojtar i ri dhe jo me kot Pinamonti nuk eshte me i tille sepse eshte konfirmuar sezonin e shkuar.”

“Te shohim cfare do te ndodhe, por si sulmues i peste do te jete nje lojtar i ri.”

BREMER ME MIRE NE QENDER APO I DJATHTE SI SKRINIAR?

“Nuk me pelqen te flas per lojtare qe nuk jane tek Inter. Eshte koha te flasim per lojtaret tane dhe jo per rolin e lojtareve qe luajne me klube te tjera. Nuk me duket rasti.”

DZEKO DHE LUKAKU

“Kemi folur por te dy ata keto dite jane me pushime. E dime sa e rendesishme do te jete te kemi ata te dy dhe me siguri jane nje vlere e shtuar”.

Kjo ka qene intervista e Simone Inzaghit. Nderkohe, nese nuk e keni lexuar ende, kjo ka qene intervista e Beppe Marottes vetem pak minuta perpara se Inzaghi te fliste per mediat: 

“Miredita te gjitheve, sot ne menyre simbolike jemi ne fillimin e nje sezoni te ri sportiv. Po flas pak a shume per sezonin e kaluar me nje shije gjysme e embel”.

“Fakti se kemi fituar dy trofe, na gezon. Por fakti se dolem te dytet ne kampionat, eshte dicka qe duhet te na motivoje per te ardhmen por fakti se nuk na ka lene te hidheruar do te thote se diferenca mes vendit te pare dhe te dyte eshte shume e vogel”.

“Duhet te jete nje tregues i mire per sezonin e ri. Ju pershendes te gjitheve nga Zhang dhe ju uroj nje pune te mbare”.

“Nje e re e rendesishme eshte edhe rinovimi i tranjerit tone, edhe kjo eshte nje tregues i mire dhe frut i nje raporti te konsoliduar me klubin pas nje vere te trazuar vitin e kaluar.”

“Ai ka dhene kenaqesi per klubin dhe tifozet. Rinovimi ishte pasoje fiziologjike sepse e ka treguar me fakte se eshte ne lartesine e duhur”.

“Ka treguar se eshte nder me te miret ne qarkullim. Falenderoj Ausilion dhe Baccin, koleget e mij te zotet qe po punojne shume per te permiresuar akoma edhe me shume kete skuader qe eshte kompetitive per objektivat tane”.

“Ne futboll objektivat duhet te jene gjithmone te larte, duhet te kesh kurajo per te fituar dhe jo frike per te humbur”.

“Ne do te prezantohemi perseri me objektivin per te fituar, pasi e kemi treguar me fushe se jemi kompetitive”.

“Nuk duhet qe te devijojme nga kjo fjale kete vere, pas pandemise, sepse eshte nje fjale e abuzuar shume”.

“Ne kemi qendrueshmerine e vazhdueshme per te dhene vazhdimesi dhe ne radhe te pare, ne si drejtues kemi vendosur qendrueshmerine ne qender te gjithckaje per te vazhduar perpara”.

“Jemi ne diten e gjashte te merkatos dhe kemi rreth dy muaj qe punojme pikerisht per kete moment qe skuadra te jete gati.”

“Kemi dashur te bejme nje skuader gati per shkak te anomalise qe do te kete ky kampionat qe do te ndahet ne dysh nga boterori”.

“Duhet te permbushnim kerkesat e tranjerit sepse te gjithe e dinim sa e rendesisjme isjte. Ne merkato kishim deshire qe te benim dicka te mire per te prezantuar nje skuader sa me kompetitive”.

“Me duket se kete premtim per tranjerin e kemi mbajtur. Dua te falenderoj edhe tifozet qe kane qene gjithmone afer dhe jane shtylla kurrizore e ketij klubi”.

“Objektivi eshte qe te shtojme akoma edhe me shume trofete por keto trofe nuk jane vetem frut i investimeve ekonomike, por edhe e punes dhe perkatesise qe eshte treguar ndaj Interit keto kohe”.

“Shpresoj qe te mos beni shume pyetje merkatoje per tranjerin tone sepse me vone pikepyetjet do i keni pikerisht ju”.

“Treguesi se futbolli po ndryshon eshte edhe te fakti se per here te pare une shoh shume lojtare me parameter zero ne treg edhe pse merkato ka filluar”.

“Eshte nje tregues se futbolli eshte transformuar dhe duhet me shume kurajo ne nivel lojtaresh te rinj ne skuader”.

“Perpara se te pyesni ju, per Dybala ju them se per ne ka perfaqesuar dhe perfaqeson nje mundesi te mire merkatoje, por ne jemi ne rregull ne sulm”.

“Kemi lojtare te nje vlere te larte dhe tekniku duhet qe te menaxhoje ne menyren me te mire te mundshme kete sulm. Edhe pse me Dybala mua me lidh nje mardhenie teper e ngrohte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.