Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

189 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi perpar Shakhtar: “Nuk jam dakord me ate qe po thoni: ndeshja e sotme nuk eshte…”

Inter, flet edhe Inzaghi perpar Shakhtar: “Nuk jam dakord me ate qe po thoni: ndeshja e sotme nuk eshte…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, vetem 24 ore perpara sfides se Champions League, tranjeri i Interit, Inzaghi, ka dale perpara mediave ashtu si eshte gjithmone tradite ne kete kompeticion.

Keto kane qene pyetjet e gazetareve per te dhe pergjigjet e tranjerit italian te Interit.

21 vite me pare ti i ke shenuar nje gol Shakhtar ne debutimin e tyre ne Champions League. Atehere ishin shume prapa, por sot kane arritur nje nivel te mire, apo jo?

“Kane bere nje rrugetim te madh. E kujtoj shume mire ate ndeshje. Per fat te keq ka kaluar shume kohe. Mendoj se shakhtar ka bere nje rrugetim te madh keto kohe.

Kur e kujtoj, perpara dy vitesh ishin deri ne gjysmefinalen e Europa League. Jane ambicioze, mund te bejne mire.”

Inter me Real ka marre shume me pak nga sa meritoi. Ndeshja e neserme eshte decizive?

“Nuk jam dakord me ate qe po thoni: ndeshja ndaj Shakhtar nuk eshte decizive por eshte shume e rendesishme.”

“Mendoj se Shakhtar eshte nje skuader e mire. E stervitur mire dhe qe luan mire futboll. Kane lojtare teper te mire.”

“Duhet te bejme nje ndeshje te madhe sepse edhe ne vime nga nje ndeshje e luajtur shume mire me Atalanten. Reagimi i skuadres me ka pelqyer kunder nje kundershtari me nivel te larte.”

Sa ka influencuar te pergatitja e kesaj ndeshje fakti se ti e njeh De Zerbin?

“Pasi kam pare Shakhtar ne ndeshjet e fundit, ne paraeleminatoret e Champions dhe ne Superkupe, mendoj se De Zerbi po fut idete e tij thelle ne kete skuader. Ne dy muaj e gjysme eshte treguar shume i zoti. Ka modifikuar ne menyre te madhe skemat e skuadres.”

Skuadra luan me intensitet. Cfare do te thote kjo gje per ty?

“Une kam kerkuar nga skuadra ime qe te luaje mire futboll dhe te reagoje. Mendoj se keto gjera jane pare ne keto gjashte ndeshje.”

“Por duhet te gjejme nje ekuiliber, sulmojme me shume lojtare, zhvillojme nje ide te mire loje, por duhet te mundohemi te mos gabojme disa pasime te thjeshta sepse nga ato mund te nisen kundersulme teper te rrezikshme.”

A mund te gjenden gjera te perbashkta nga ndeshjet me Veronen, Fiorentinen dhe Atalanten? 

“Jam dakord, kemi pasur disa veshtiresi ne keto ndeshje. Kemi qene ne disavantazh te te tre ndeshjet, por jam shume i lumtur me reagimin qe kemi pasur.”

“Pastaj, kemi pasur edhe disa episode kunder, por skuadra ka ditur si te reagoje gjithmone.”

Pikerisht per kete arsye, per ekuilibrin, a duhet te presim ndonje modifikim ne formacion?

“Po jo, cfare thoni. Besoj e keni kuptuar se ne jemi nje skuader sulmuese qe pelqen te zhvilloje idene e saj te lojes.”

“Kunder skuadrave qe kane vrapinin arme kryesore duhet te behemi me te kujdesshem qe te mos marrim kundersulme te rrezikshme.”

“Por ne te njejten kohe, duhet te kerkojme me shume ekuiliber edhe perpara. Me pak fjale, Interi do te luaje si Interi gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.