Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Tani shpejt te pergatisim ndeshjen me Milanin ne vetem tre dite. Dua qe…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Tani shpejt te pergatisim ndeshjen me Milanin ne vetem tre dite. Dua qe…”
Inter Club Staff

I gezuar por i perqendruar edhe te ndeshjet e radhes: keshtu eshte shprehur tekniku i Interit, Simone Inzaghi, per mikrofonat e Mediaset pas ndeshjes.

“Le te themi se sot kemi sistemuar klasifikimin. Tani fati i Champions League eshte totalisht ne doren tone.”

“Ishte rreziku qe pas 10 apo 12 gjuajtjeve te humbej shkelqimi dhe skuadra te mos kishte durim por ka ndodhur e kunderta. Djemte kane qene gjithe kohes ne ndeshje.”

“Derbi i Milanos? E dime cfare ndeshje na pret. Shume e ndjere dhe tifozet tane duan qe ne ta fitojme. Nje ndeshje e ndjere nga i gjithe klubi.”

“Duhet te jemi te zotet ne pergatitjen e saj. Gjithcka duhet pergatitur ne vetem tre dite. E dime shume mire qe kthimi ne Milano do te jete i gjate, por duhet te mundohemi te rekuperojme energji.”

“Nje fakt qe me kenaq eshte edhe menyra se si Interi arrin te shenoje per disa lojtare te ndryshem dhe nuk eshte i varur nga askush.”

Sekreti per te fituar pas asaj pjese te pare 0-0

“Eh, jane ndeshje te rrezikshme. Nuk ka asnje sekret. Thjesht lojtaret jane treguar perfekt qe te qendrojne ne loje me mendje.”

Hera e trete qe Brozovic rremben MVP e ndeshjes…

“Jam shume i lumtur per Brozovic. Por jam i lumtur edhe per te gjithe te tjeret qe me kane dhene pergjigje te mira ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.