Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Kristjan Asllani: “Tek Inter kam fatin e madh qe te luaje perkrah nje lojtari si puna e…”

Inter, flet edhe Kristjan Asllani: “Tek Inter kam fatin e madh qe te luaje perkrah nje lojtari si puna e…”
Inter Club Staff

Eshte Kristjan Asllani protagonisti i MatchDay Programme dhe ka folur keshtu pak perpara Inter-Spezia qe do te luhet sot ne darke.

“Ka shume persona qe kane kontribuar ne rritjen time, qe i kane dhene forme jetes time”, ka treguar lojtari shqiptar.

“Familja ime ne radhe te pare, e me pas personat qe kam pasur fatin ti takoj ne fushen e lojes, apo tranjer si puna e Andreazzolit qe me ka dhene besimin dhe mundesine qe te shprehem ne fushe”.

“Romagnoli ka qene nje pike referimi per mua te Empoli por edhe Samir Ujkani qe me ka ndihmuar shume”.

“Tani kam fatin te luaj tek Inter perkrah nje lojtari te madh si puna e Brozozovic qe eshte nje lojtar nga i cili vetem mund te mesoj shume”.

Klasi 2002 me pas ka pranuar se nuk ka pasur asnjehere nje idhull ne vecanti: “Jo, nuk kam pasur ndonje idhull ne vecanti”.

“Por kam admiruar shume lojtare per temperamentin dhe tekniken, qe prej Sneijder e deri te Pirlo. Mesimi me i mire qe kam marre me vete eshte qe te mbetem i perulur, me kembet e vendosura mire ne toke”.

Asllani tregon me pas golin me me shume peshe te realizuar ne karriere, qe eshte pikerisht ai kunder Interit ne San Siro:

“Eshte goli me i rendesishem per mua dhe eshte shenuar pikerisht ne San Siro, kunder Interit, sezonin e kaluar”.

“Tani bej pjese ne kete skuader, me siguri qe eshte e cuditshme, por ai gol ben pjese ne rrugetimin tim qe me ka sjelle deri ketu”.

“Por nje gol tjeter qe e kam ne zemer eshte ai ne miqesore me Interin kunder Monaco. Kam gjuajtur me te majten dhe kam shijuar me pas reagimin e tifozeve te Interit. Te degjoja emrin tim te therritej ka qene nje emocion i madh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.